Dash Shehi: duhet prekur Kushtetuta

I futur rishtasi në Parlament, Dashamir Shehi flet për JAVA-n, dhe jep, i ndërgjegjshëm që nuk është konstitucionalist, disa ide mbi ndryshimin e kushtetutës, që institucionet të fitojnë autonomi moderne.
“Së pari, është çështja e institucioneve kushtetuese, garantimi i një mekanizmi përzgjedhës që t’ju jepte atyre autonominë moderne. Deri më sot kemi folur për autonomi, por autonomia është formale. Po ta rishikojmë, ne bëjmë një qark të mbyllur brenda vetes. Domethënë, shumë poste zgjidhen me propozim të presidentit, por aprovohen nga parlamenti. Parlamenti është derivat i një ligji elektoral që e kemi parë dhe që redukton shkallën e demokracisë. Në thelb të këtij ligji që përzgjedh shumicën e deputetëve, që bëjnë shumicën në këtë parlament, është dora e partisë dhe, partitë, në mënyrën se si janë organizuar, pushtetin e kanë fokusuar në dorë të kryetarit. Domethënë, po të donim të riktheheshim në origjinë, për të gjetur rrënjët se nga buron pushteti, do të mbërrinim, fatkeqësisht, tek konkluzioni që pushteti buron prapë nga partia dhe në këto dy zgjedhjet e fundit, buron nga kryetarët e partive,” thotë Shehi.
Ai gjykon që po xhirojmë në vend. “Nuk e kemi zgjeruar aspak demokracinë dhe ato që shkruhen në kushtetutë dhe që formalisht konsiderohen të pavarura, po t’iu rikthehemi sipas këtij mekanizmi, do të shohim se nuk janë aspak të pavarura. Prandaj unë do të thoja që na duhet një kushtetutë, e cila do të garantonte, në kushtet e Shqipërisë, një maksimum të pavarësisë së institucioneve.”
http://www.revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2013923/si-i-pergjigjem-fteses-se-edi-rames
Comments
Bravo! Ka prekur te dy pikat
<p>Bravo! </p><p>Ka prekur te dy pikat qe jane thelbi i problemit, institucionet e pavarura qe nuk jane vertet te tilla dhe kryetaret e partive qe kontrollojne gjithcka. </p>
Add new comment