Fotoja (paparaci) e Jahjagës, "pornografi" sipas optikës fondamentaliste

Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.
Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolikë”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gati zhveshur në një vend pagan.
“FRM mendon se presidenti, apo presidentja, e Kosovës është figurë publike, imazhi i të cilës duhet të tregojë balancë fetare, moderim, dhe të përfaqësojë dëshirën e shumicës së popullsisë. Por duke adhuruar një sllav të vdekur, presidentja Jahjaga ka ofenduar 95 përqind të kosovarëve që janë shqiptarë dhe myslimanë. Presidentja ka kryer edhe një akt idhujtarie, pasi që sipas Biblës dhe Kuranit ajo duhet të adhurojë vetëm Zotin dhe jo të vdekurit, e aq më tepër ata sllavë”, citon tutje agjencia Kosovapress letrën e FRM’së. Ky grupim, sipas Express, i kërkon asaj që urgjentisht të vishet “me fustan, ferexhe dhe xhybe”, duke shkaktuar reagime të forta në blogjet shqiptare të Kosovës.
Fotoja e publikuar nga indeksonline.com, bëri që një gjykatë ta dënojë sajtin për publikimin e papërshtatshëm, duke shkaktuar të tjera reagime ndaj vendimit të nxituar (http://www.indeksonline.com/).
k.c.
Comments
Me vjen keq ta them .por

Me vjen keq ta them .por kosovaret jane populli me injorant dhe idiot i ewropes pas grekeve

Nuk ka popuj injorante apo

Nuk ka popuj injorante apo idiote, ka vetem individe te tille, po ti nuk qenke individi i duhur per ta kuptuar kaq gje.

Forumi i Kosoves nuk eshte populli i Kosoves, bile as gazetari pervers qe fotografon b. grash me probleme mbipeshe, edhe ai nuk eshte populli i Kosoves. Por as presidentja vete nuk eshte perfaqesuese e krejt femrave te Kosoves, sepse Adelina Ismaili dhe Adelina Tahiri nuk bejne te njejten figure, kur jane me shpine nga kamera

nuk e kemi keq ne shqipot qe

nuk e kemi keq ne shqipot qe zgjedhim burra,ahaaahhaaa,kjo Ahtifetja eshte gallate

Interesant kendveshtrimi i

Interesant kendveshtrimi i ResPublica-s per ceshtjen Jahjaga vs. indexonline.com. Ne Kosove aktualisht ka nje debat, 1. nese duhej publikuar fotoja ne fjale, apo duhej ushtruar nje lloj vetecensure nga mediat; 2. nese presidentja Jahjaga duhej te padiste mediumin online per publikimin e fotos paparaci, apo ta injoronte ate sic eshte norma ne vendet perendimore; 2. se si ka mundesi qe drejtesia kosovare reagon kaq shpejt ne kete rast, ndersa zvarrit me vite raste te tjera; 4. nese denimi nga gjykata eshte cenim i se drejtes se mendimit dhe te lirise se shtypit, etj.

Nderkohe ResPublica, ne perputhje me frymen e saj islamofobe, heq vemendjen nga gjithe ky debat, duke u fokusuar te mendimet e nje forumi te parendesishem per opinionin publik. Ne fund te fundit, pse te lodhet ResPublica me nje debat mbi te drejtat dhe lirite e shtypit, kur mund te arrije qellimin e lajmit sensacional me paparace dhe fondamentaliste?!

ResPublica nuk asht

ResPublica nuk asht islamofobe, por jane vete islamistet qe bajen veprime qe bahen lajm ne boten e perparueme europiane.

Une vetem nje pyetje kisha:

Une vetem nje pyetje kisha: Si e identifikojne qe eshte presidentja? Une di qe njerezit identifikohen vetem nga fytyra. Kjo fotografi tregon nje pale "te pasme" qe mund te jene te kujtdo.......hec e merre vesh.....

Add new comment