Blendi Fevziu mes Ramës e Berishës...

Në një editorial të sotëm te Panorama Blendi Fevziu tërthorazi e konsideron në nivel adoleshentësh "betejën" në FB mes Ramës e Berishës për të treguar foto e Kryeministrisë, si ka qenë apo si nuk ka qenë. Fevziu i rikthehet historisë për të treguar që dëmtimet në godinë janë bërë nga një rikonstruksion i kohës së Nanos (për të cilën ky dhe mund të mos ketë ditur gjë) dhe riskonstruktimi ka ndodhur më herët, më 2001, në kohën e Metës. Për të postimi nga Rama i fotove "u duk si një 'akuzë' dhe 'goditje' ndaj Kryeministrit paraardhës" për gjëra që kishin ndodhur para tij. "Rama e merrte me mend që në 8 vitet e tij si Kryeministër, Berisha s'ka shkelur në asnjë cep të godinës veç korridorit që të çon në zyrën e Kryeminsitrit dhe zor se ka qenë kureshtar të shohë se ç'ndodh përreth..." duke qenë kjo detyrë e dikujt tjetër, ndaj Fevziu e quan "spekulim" akuzimin e ish-Kryeministrit përgjendjen e Kryeministrisë. Fevziu përshëndet risjelljen në gjendje më dinjitoze të godinës (përmend dhe shijen prej piktori të Ramës), por, mendon se detyra e Ramës nuk është të merret me rikonstruksion, detyrë që i përket Sekretarit të Përgjithshëm të Kësh. Ministrave. Debati i godinës, për Fevziun ishte "një shmangie nga problematika e madhe me të cilën Rama ka premtuar se do të përballet."
k.c.
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/09/28/rama-berisha-dhe-kryeministria/
Comments
Fevziu ka te drejte per shume
Fevziu ka te drejte per shume gjera. Rama dikur e konsideronte Berishen jo te denj per detyren e kryeministrit sepse merrej me perurime rrugesh. Nedersa sot Rama merret me lyerje dhe suvatime ndertesash sikur mos te kishte pune me te rendesishme. Berisha s'kishte nevoje fare te njohe cdo qoshe te nderteses. Me ate pune merren punetoret apo nje kujdestar. Tani presim vec ta shohim Ramen ne nje foto te re me lecke ne dore qe fshin pluhurat per te na treguar sa pastertor qe eshte.
po per qsut ore zoteri beri

po per qsut ore zoteri beri gabim qe i nxori..as aty nuk kishte kohe berisha te shikonte...edhe aty ishte detyre e te tjerve te merej..po ja qe spitalet na u katandisen ne ate fare pike,edhe ne qofte detyre e te tjerve ,ti je shefi i tyre dhe ti mban pergjegjsi.detyra e kryeministrit eshte te mari masa qe te kryhen punet jo te thote un sjam doktor un sjam piktor e un sjam police e na e heq pergjegjsin nga vetja..adoleshenti ne kete rast eshte fevziu qe duhet te dalloj mire menyren e organizimit te gjerave nga berisha dhe rama.

Personalisht mendoj se Rama

Personalisht mendoj se Rama nuk beri as mire as keq me postimin e atyre fotove dhe nuk kishte ndonje qellim te fshehur si psh " shmangia nga problematikat qe duhet te perballet", sepse askush nuk pret qe ai te perballet me to qe ne diten e pare te punes. Ishte nje veprim qe beri nisur ndoshta edhe nga qenia e tij artist. Ai e di shume mire qe shqiptaret e kane votuar per te bere te tjera gjera, shume me te medha se kjo. Ky eshte nje debat shterpe i gazetarise shqiptare qe keto kohe s'ka me cfare te merret dhe e kthen qimen ne tra.

Nuk eshte pune "e dinte-s'e

Nuk eshte pune "e dinte-s'e dinte, apo "i takonte-s'i takonte". Eshte thjesht ceshtje stili, ajo qe i dallon katunaret nga qytetaret.

Nese vijme tek "korridori i vetem" qe njihte Berisha, ketu Fevzo ka shume te drejte, por ne fund te fundit eshte ilustrim shkeputjes se Doktorit nga realiteti.

BF ka gjysme te drejte,se

BF ka gjysme te drejte,se vertete me godinat merren"godinaret",sekretaret dhe eshte gjynah qe piktoret te merren me ngjyra muresh.Rama nuk i shmanget premtimeve,por thjesht hap nje plage me shume nga kusuret e Doktorit.Se psh ne dinim qe kemi nje milion halle e tani na doli qe duhen meremetuar edhe ministrite,se qenkan mizerje dhe keto.BF duhet a dije,se eshte dhe biograf-kronikan-historian,se gjenerali qe humb luften gjykohet edhe per fajet indirekte,se nuk shkon gjenerali vete te luftoje ne çdo front,por ja qe pergjegjesia eshte e tij.Edhe Berisha,vertet s'ka shkelur skutave,por ai mban pergjegjesi,sepse stafin qe ben punet e zgjedh ai.Te zgjidhte njerez qe bejne pune e jo kollovare pijetoresh.

Add new comment