Tirana, një shkretëtirë kulturore, kalendari i veprimtarive si asnjëherë tjetër, tejet i varfër

Postuar në 27 Shtator, 2013 14:03

“Edhe ky shtator erdhi dhe po ikën i heshtur. Asgjë e re nuk pritet të shfaqet në skenat e artit në kryeqytet, pasi ndërrimi i pushteteve pritet të shoqërohet me sezon të vështirë ndërrimesh në struktura, në ide e politika kulturore dhe seicila prej tyre nënkupton kohë dhe zvarritje”, shkruan gazeta Shqiptarje .com. Më poshtë ajo jep kalendarin tejet të varfër të institucioneve më të rëndësishme të kulturës në kyeqytet si Galerisë Kombëtare të Arteve, Teatrit Kombëtar të Komedisë, Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Galeria Kombëtare të Arteve ka vetëm një ekspozitë me grafikën e artistit britanik Henri Mur, edhe ky aktivitet falë Këshillit Britanik që e mbështet dhe e organizon. Teatri i Komedisë pritet të ngjisë në skenë një shfaqje të re “Zhurma jashtë skene”, për të cilën kanë punuar gjatë verës, ndërsa Teatri Kombëtar do të shfaqë  “Ëndrra e një nate vere”, për të cilën punuan gjithë pranverën dhe në qershor u dha vetëm një natë. Në teatrin e Operas shfaqja e parë do të jetë me 10 tetor dhe ajo është “Traviata”, që është shfaqur disa herë sezonin e kaluar.  Përtej gjithë këtyre, në Ministrinë  e Kulturës, po punohet intensivisht për strukturën e re dhe një buxhet të ri, ndaj publiku artdashës duhet të presë deri vitin tjetër, kur të hartohen e të funksionojnë strukturat e reja në ministri, të miratohet buxheti i ri dhe të harohen projektet e reja artistike.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Jane politikajt qe losin teater ne Shqipni.</strong></p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Shume vite me pare e kemi mesuar ne shkolle qe duhet t&#39;i thone&nbsp; &quot;kalendari i veprimtarive&quot; dhe jo &quot;kalendari e veprimtarive&quot; dhe a e dini sepse? Sepse emri &quot;kalendari&quot; eshte i gjinise mashkullore.... Shpresoj eshte gabim i shtypesit/shtypeses, perndryshe........bah!</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Nuk ja var kultures dhe artiti tani tash 23 vjet. PDjame qeverisjet e saj i varrosi perfundimisht shpresat per rimbekemje. Por edhe Rama ne madatin e dyte si kryebashkiak mbylli Estraden e Tiranes pas kurrefare shkaku</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.