Basha, takim me ambasadorët e BE-së, ankohet për ligjin e nëpunësit civil: Mazhoranca po minon procesin

Postuar në 27 Shtator, 2013 10:52

“Ligji i miratuar me konsensus dhe që po tenton të shtyhet, është një shpallje lufte e hapur ndaj aspitarës sonë për t’u integruar së shpejti në BE” ka thënë Kreu i PD, Lulëzim Basha gjatë ditës së sotme në një takim me ambasadorët e BE-së në Tiranë, të cilëve u është ankuar për ligjin e nënpunësit civil, që pritet të ndryshohet nga ana e mazhorancës.

Sipas Bashës, mazhoranca dhe kreu i saj, Edi Rama, po minojnë konsensusin politik, tentativa tinzare e kryeministrit Rama për ta shtyrë apo për ta ndryshuar ligjin e miratuar me konsensus në parlament, rrezikon edhe rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

 “Kemi mësuar jo zyrtarisht se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit per Statusin e Nepunesit Civil apo për tëndryshuar përmbajten e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak. Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropian, që minon konsensusin”, ka thënë Basha në takim.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Te gjithe shpellaret qe kane zaptuar institucionet shteterore duhet te largohen urgjentisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.