Specialistët japin alarmin: Gjuha shqipe, provim i detyruar në Maturën Shtetërore, ndryshe degradimi i saj është i pashmangshëm!

Postuar në 27 Shtator, 2013 04:46

Kështu mendojnë shumë ekspertë të gjuhësisë, sidomos tashmë që shohin një “ngrohje” nga kryeministri Rama me vendosjen e e korrektorëve gjuhësorë në administratën e lartë shtetërore. Sipas këtyre ekspertëve, marrja e njohurive të duhura që në bankat e shkollës së mesme shihet si mundësia më e mirë për të shmangur problematikën e rënduar që shfaqet në drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga të rinjtë, por edhe në radhët e punonjësve të administratës, ku në shumë prej shkresave të bëra prej tyre janë konstatuar gabime.

Universiteti i Tiranës ishte i pari institucion i arsimit të lartë që përfshiu në kurrikulat mësimore (ndonëse si fakultative ) edhe lëndën e gjuhës. Por interesi qe i pakët, gjë që u reflektua në faktin se në 8 fakultetet e UT-së, ishte vetëm një numër i vogël studentësh që u regjistrua në ndjekjen e kësaj lënde. Madje ka pasur fakultete ku nuk është krijuar dot as edhe një grup mësimor. Meqense se kjo rrugë nuk rezultoi efikase, duhet patjetër që gjuha të futet në shkollën e mesme si lëndë e veçantë, madje edhe prioritare, siç është në shumë vende të botës, thonë specialistët. Një ndër ta, dekani i Gjuhë-letërsisë, Shezai Rrokaj thekson se ndërhyrja duhet realizuar sa më shpejt për të mos lejuar më tej denigrimin e gjuhës shqipe.

Zh.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Mund te thuhet qe jemi vonuar shume!<br />Te krijon trishtim ky degradim qe po del ne drite edhe prej komunikimit ne rrjet.</p>

Submitted by nino (not verified) on

<p>mjafton te ndjekesh pak televizion e te degjosh se me cfare fjalesh shprehen personat gjoja te shkolluar. 30% e fjaleve jane te huaja. mund ta kuptoj kur nuk ekziston ne shqip. por kur e kemi fjalen ne fjalor dhe e perdorim te huaj, eshte e pafalshme. sikur duan te na shesin mend.</p>

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Si mundet te shpetonte gjuha shqipe nga politika e rrenimit kombetar ? Gjuha eshte e para ....!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.