Sa portofolë do ktheheshin mbrapsht në Tiranë?

Postuar në 26 Shtator, 2013 11:19

Do ta merrnit një kuletë të mbushur me para që e keni gjetur në rrugë? Apo do ta kthenit te pronari, identiteti i të cilit fshihet brenda saj? Këto janë pyetje për të cilat është përpjekur ta gjejë përgjigjen revista ndërkombëtare “Readers’s Digest” gjatë një eksperimentimi, duke hedhur nga 12 kuleta në parqe, kalime të këmbësorëve, dhe afër qendrave tregtare, në 16 qytete në gjithë botën.
Në secilën kuletë kishte 50 dollarë amerikanë, (në monedhë lokale), fotografi personale dhe numri i telefonit. Revista ka konstatuar se kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, kishte numrin më të madh të njerëzve të ndershëm. Njëmbëdhjetë prej 12 kuletave të hedhura në Helsinki, u kthyen prapa te “pronarët” e tyre. Qyteti ku njerëzit më së paku i kthyen kuletat ishte Lisbona e Portugalisë, ku vetëm një kuletë prej 12 sa ishin hedhur, eshte kthyer. Per ironi edhe kjo kuletë e gjetur ishte kthyer nga një çift nga Holanda, që ishte për vizitë në Portugali. Në përgjithësi, 47% e kuletave janë kthyer. Të tjerat, pra pak më tepër se gjysma, 53%, janë mbajtur nga njerëzit, që i gjetën. Eksperimenti ka zbuluar shkaqet që i shtyjnë njerëzit t’i kthejnë kuletat e gjetura, por jo për çfarë arsye ata që i mbajtën kuletat, e kanë bërë këtë. a.n.

http://www.rd.com/slideshows/most-honest-cities-lost-wallet-...

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ah, KULETA, KULETA !!!!!

Submitted by Dritan (not verified) on

Bejeni prove!!!

Ka shume qe nuk do ta kthenin, dhe ata qe do e kthenin do gjendeshin ne dileme. Ku ta kthejne? Ne komisasriate??? Tek hajdutet?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Para 90 mund të ishte 50-50 kurse sot është 99% me këtë babëzitje që na ka zënë nuk ka se si të ndollë ndryshe

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ndjenja e te drejtes mund te jete me e larte se c'duket, ajo thjeshte nuk shfaqet hapur, pasi ne kete depresion vlerash publike dhe politike, eshte perkohesisht jashte mode!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.