“Zero probleme me fqinjët”. Rama qetëson Athinën me sloganin e Erdoganit

Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve AMNA, kryeministri Edi Rama ka qetësuar disa “shpirtra të trazuar” në vendin fqinj, duke theksuar se
Greqia është një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE. Ai deklaroi se në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE në janar 2014, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e "udhëtimit" europian të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri. Sa u përket marrëdhënieve dypalëshe, “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, dhe Rama ripësëriti se politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët". Rastësisht ose për ironi të gjërave, kjo ishte motoja e politikës së jashtme të qeverisë turke të kryeministrit Erdogan, para se të plaste konflikti sirian. Por Rama nuk mungoi të vërë një vijë të qartë ndarëse me retorikën nacionaliste parazgjedhore të atyre partive, që sipas tij, kërkonin ta përdornin dhe të përfitonin nga problemet e përditshme të shqiptarëve. Nga ana tjetër, edhe mungesën e përfaqësimit të minoritetit grek në ekzekutiv, Rama e kapërceu me emërimin si nënkryetar i Kuvendit, të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.
a.k
Comments
Greqia nuk esht nje partner

Greqia nuk esht nje partner strategjik, Greqia eshte nje .............Armik Strategjik

..........., sepse Greqia eshte i vetmi vend ne bote qe mban nje Ligj lufte dhe kete ligj lufte e mban kunder Shqiperise --Ndaj eshte miopi politike te thuash me te pakten qe te quash Armikun tend kryesor dhe me ligj , si Pratner STrategjik

Si mund te jete Greqia partner Strategjik, kur Greqia ka organizata qe veprojne hapur ne Greqi dhe nen mbrotjen e shtetit grek per te shkateruar integritetin teritorial te Shqiperise

Se problemi eshte ketu :__Ti mund ta quash Greqine partner strategjik, porse ata te quajne ty Armik strategjik dhe punojne cdo dite, cdo ore e cdo minute per Shkaterimin e Shqiperise

Dhe ja kemi shembullin e Kishes se Permetit --Ku me vendim gjykate u percaktua se kisha nuk ka ansje te drejte te pushtoje shtepine e kultures ne Permet dhe ky Minu Strategjik i Edit e ngriti kete ceshtje edhe ne Parlamentin Europian , ndersa ne meqense e kemi "mik STRATEGJIK" e kalojme ne heshtje kete pisllek q eben ky miku jone strategjik

Pastaj ky miku strategjik, na ka gjetur nje metode qe po na e mbush me varreza ushtaresh fantazma vendin tone __Kjo eshte skandaloze fare _-

Nqs Greqia eshte partner Strategjik, atehere le ta terheqi Janullatosin nga Kisha jone, ,sepse erdhi aty perkohesisht dhe po qendron deri sa te ngordhi....Ai po ben shkelje ligjore dhe askush nuk i thote gjys fjale

Ky Janullatos sa here i jepet rasti ben politke armiqesore kunder Shqiperise dhe i fryn percarjes se shqitpareve , sic ka thene edhe Profesor Kristo Frasheri i cili eshte vete ortodoks

Populli nuk e hoqi Salen nga pushteti qe te vazhdoje e njejta politike nenshtruese kundrejt Greqise ,Ne duam nje politke me Baze RECIPROCITETIN me Greqine , jo politke zero me fqinjet, sepse kjo tregon hipokrizi

Problemet jane , dhe ato duhen zgjidhur duke respektuar te drejtat e te dyja paleve jo gjithmone plotesojme deshirat tendencioze te Greqise, ndersa kerkesat tona Greqia as qe i mer ne konsiderate fare

Ndaj gjerat duhen ndryshuar

p.s. E postova kete koment tek Tema , por ata nuk e postuan , ndaj mos ndiqni edhe ju politken e Gazetes Tema , ku postohen gjithe komentet antishqitpare dhe nuk postohen komentet e mija qe jane pro Shqiperise

o zoteri. nuk jemi ne kohen e

o zoteri. nuk jemi ne kohen e pushtimit osman. ligjet e luftes ne europe i merr era. mos u kapni me ca budalliqe.

Ri ore ti tashti , po na ben

Ri ore ti tashti , po na ben humor kines ti ?

Na tregoni Europen ju minjte e grekut qe keni [pushuar mediat e majta dhe beni propaganden e grekut sa here ju jepet mundesi

Kjo qe ben Greqia ndaj Shqiperise eshte skandaloze, dhe duhet te ngrihen ne proteste te gjithe qe Greqia te heqi ligjin e Luftes kunder Shqiperise

C'eshte ky shtet i qelbur qe ne mes te Europes ben nje Politike lufte dhe mban ligje lufte si Al Kaeda ?

Ligj Lufte ne Shekullin e 21 dhe ne mes te Europes !!!??? __E pa imagjinueshme per Europen dhe gjithe boten, por vetem per Greqine quhet normale te mbaje nje ligj lufte

Intelektualet shqiptare duhet te hartojne nje peticion kunder ketij Ligji lufte qe mban ne fuqi parlamenti grek, dhe kete peticion ta cojne ne kryesine e EU-se,
ku te kerkohet heqja e ligjit te luftes , ose ndryshe Greqia te nxiret jashte EU-se si shtet qe promovon luiften ne Europe

Rama ma politikan se Berisha.

Rama ma politikan se Berisha.

Rama me kot llomotit kete

Rama me kot llomotit kete frazen e re te pakuptim qe e ka perzemer "zero problemo me fqinjet". S'kemi problemo me fqinjet ne, se s'kemi as takat te bejme probleme. Por kane fqinjet me ne se kerkojne ca shume. Dhe menyra me e mire per t'i zgjidhur problemet nuk eshte te besh altruistin dhe indirekt t'i shlyesh fqinjet per politiken e tyre armiqesore duke i mohuar ato. Rama duhet te pyese njehere Thacin qe e ka atje ne Amerike. Perse Kosova ka bllokuar prodhimet maqedonase dhe shqiptare ne kufi. Politika e fqinjesise se mire nuk fillon duke mohuar problemet, por duke i paraqitur ato dhe duke kerkuar respekt reciprok.

Or Pal Gjermoni! Te gjitha

Or Pal Gjermoni! Te gjitha problemet qe permendni ne komentin tuaj jane te verteta dhe reale. Por nuk mund te presesh se pari nga nje kryeminister qe aspiron te fuse Shqiperine ne Evrope te rifilloje luften e ftohte me fqinjet dhe aq me shume me nje anetar te NATOs dhe EU-se. Gjithashtu eshte heret per te pare rezultatet e politikes se re te Rames ndaj fqinjeve. Lerini pak kohe. Mos harro se kjo qeveri dhe Edi personalisht ka shume kantiere dhe gropa te hapura ne Shqiperi qe la antishqiptari dhe qe duhen mbyllur sa me shpejt. Pastaj besoj se do kete mundesi dhe qetesine e duhur per te riparuar demet e papara te antishqiptarit ne politiken e jashtme. Me antishqiptarin u mbyll perfundimisht epoka e "leader-it" qe vendoste vete per gjithshka. Nuk ka pasur ceshtje diplomatike keto 2o vjetet e fundit qe nuk ka futur hunden e tij te ndyre antishqiptari me nje mentalitet rrumpalle dhe reaksione rrugaces. Eshte mbyllur epoka kur shqiptareve ju shitej nacionalizmi si toka e premtuar dhe e vetmja cilesi per te qene krenar. Shqiperia eshte pjese e nje sistemi tashme te konsoliduar diplomatik nen udheheqjen e EU dhe USA. Po keshtu edhe Greqia. Cdo devijim alla- berishe do te jete nje bumerang shkaterrues ashtu sic po ndosh me FYROM-in. Jam i sigurte se Rama i ka kapacitetet e duhura dhe po keshillohet ne menyre profesionale se si ti zgjidhe problemet e hapura me Greqine. Duam apo s´duam ne ato jane fqinjet dhe nuk i ndryshojme dot. Ceshtja eshte se si te perftojme sa me mire nga pozicioni yne pa e ulur koken qe t´i kthejme Shqiperise dhe shqiptareve (sidomos atyre ne Greqi) dinjitetin qe e meritojne te gjithe popujt.

Add new comment