Heqja e rrethimit kushtoi 7 mijë lekë, buxheti vjetor i Kryeministrisë është sosur para ikjes së Berishës

Postuar në 25 Shtator, 2013 07:41

E perditshmja DITA citon nje burim nga stafi i sapohyrë i Ramës në Kryeministri të thotë se arka e ketij institucioni eshte lënë bosh dhe buxheti i planifikuar për deri në dhjetor, është shpenzuar i gjithi. “S’kemi kokërr leku, janë të shpenzuara”, – u ka thënë kryefinancierja e institucionit stafit te Rames kur kanë kërkuar fonde për arredimin e ri dhe heqjen e rrethimit me kangjella. "Heqja e shumëpërfolur e gardhit rrethues pershembull, mësohet se ka kushtuar për çmontim vetëm 7 mijë lekë të reja, një punëtor preu gardhin me një presë. Transporti i gardhit për në Butrint u mundësua nga një mik personal i Auron Tares" - shkruan DITA, e cila në numrin e sotëm merret gjerësisht me një opsion ndihme rreth 3 miliard dollare per Shqiperine, që përflitet si hipotezë këto ditë në qarqet e politikë dhe biznesit në Tiranë, dhe që do ishte një nga shpjegimet për ngjitjen e papritur te Turqise në krye të listës së partnerëve strategjikë të vendit. a.n.

http://gazetadita.al/nje-haber-nga-turqia-asi-ekonomik-i-edi...

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

Po te jete lajm i vertete, elhamdulilah. Miqte ne raste te tilla duken.

Submitted by Bard (not verified) on

domethene u be mooti pilaf, apo jo Respublica? 3 Miliard nuk jane pak, ka ça te vjedhesh e ça te lesh..Eh moj Turqi mor ta lumsha, leku leter do te behet..

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Hej moj Tyrqi, e lumja Tyrqi,

t'ka ra kismet ty nji Abí.

Ky paskesh qene nji trim i rralle,

vet Edi Rama po e thrret babe!

Submitted by Albi (not verified) on

E perditshmja DITA citon nje burim nga stafi i sapohyrë i Ramës në Kryeministri

Tani mbase keta te DITA-s nuk e dine mire kete pune, po ju te Respublices beni mire ti thoni se ky nuk eshte raportim as i pavarur e as profesionist se stafi i Rames nuk ka ndonje interes tu thote atyre shifra e fakte ku ata dalin keq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.