A.Peza: Shqiptari tenton të bëhet me të dhunshmin përballë të sjellshmit

“Në Shqipëri, për arsye edhe historike, ekziston një kulturë e sjelljes publike në raport me liderët apo udhëheqësit politikë, ku njerëzit kanë prirje të bëhen me të dhunshmin përpara të sjellshmit. Me të fortin, përpara të kulturuarit. Me muskujt, përpara trurit. Me atë që të rreh apo të vret, përpara atij që nuk e bën këtë. Kjo u pa edhe gjatë fushatës së fundit elektorale, ku në zona të caktuara, një pjesë e njerëzve zgjodhën të mbështesin ata që kishin një qasje force për të marrë një mandat në mënyrë që të zgjidhin ndonjë hall personal”, ka thënë deputeti socialist Alfred Peza në një intervistë të numrit të sotëm të gazetës Shqip. Peza, me një karrierë të spikatur gazetareske, vendos si pjesë të kësaj kutlruee edhe pjesën më të madhe e gazetarëve dhe analistëve, “të cilët gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, mbanin anën e Berishës përpara Ramës”. I caktuar si nënkryetar i komisionit parlamentar të Arsimit, Medias e Kulturës, Peza ka folur edhe për “nevojën ulëritëse të mediave publike, për një reformim rrënjësor, në mënyrë që t’ia rikthejmë sa më shpejt ato, pronarit të tyre të vërtetë: Opinionit publik shqiptar”.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/24/peza-ps-unifikohet-ne-qeveri-ndersa-pd-ja-ndahet-ne-opozite/
a.k
Comments
Shkruhet me siper se shoku ne

Shkruhet me siper se shoku ne fjale ka nje: "me një karrierë të spikatur gazetareske...Vetem nese quhet keshtu sepse u be deputet sa sa nuk ishte i tille askush nuk e mbente per gazetar.

Ja edhe nje kandidat tjeter

Ja edhe nje kandidat tjeter per president ! Nje Nishan i dyte ! E thone pastaj se "keta" gazetaret jane talente prandaj iu kane "hapur rrugen " ! Ashtu si Nishani per 100 vjetor edhe Peza "vezhguesi i holle" , ka konstatuar "se shqiptaret behen me me te dhunshmin" ! Kjo eshte gafe skandaloze !

E para : po te jetosh ne publik dhe jo i mbyllur ne bunker (shtepi , zyra , restorante , qe dallojne nga bunkeret tane tipik , se kane forme katrore dhe jo rrumbullake , por dhe ato nje dere dhe nje dritare kane ) , sigurisht qe nuk do te arrish ne kete konkluzion ! Shqiptaret qe "organizohen" pas te dhunshmit , jane ne konflikt interesi me shoqerine , pasi paguhen nga i dhunshmi ose mbahen "peng" per afera te pista ! Te tjeret , sipas "permases" se te dhunshmit diku reagojne , diku terhiqen ne "punen e tyre" , si te paorganizuar qe jane !

E dyta : Po te beheshin shqiptaret me te dhunshmin , nuk e kishin shporrur Berishen , por e kishin mbeshtetur ate , sidomos tani katervjecarin e dyte qe u be edhe me i dhunshem ! E kishin mbeshtetur ne 1997 kur nxorri tanket dhe avionet , apo Lendet Helmuese luftarake si dhe falangat e SHIK-ut !

Shqiptaret nuk kane Shtet ! Shoqerine shqiptare nuk e lene te prodhoje shtet ! Ia vene ne krye (me ligje qe i bejne vete "ata") te "shiturit" ! Ja keshtu sic e more ti deputetllekun ! Kush i pyeti shqiptaret qe te beheshe ti deputet ose jo ? Mos je dhe ti i "dhunshem" , pasi shqiptaret midis teje dhe Saliut , u detyruan te te zgjedhin Ty ?

O Peze , po bon "loje te madhe" me duket ! Po synoke t'i zesh vendin Nishanit ! Nuk na u ndane keta "lloj Kryetaresh teveqel" ! Eh mer Pez talenti !

O Llesh vellai, se ç'ka me ty

O Llesh vellai, se ç'ka me ty ai Mustafa Nano. Ka bere edhe artikull ne faqe te pare per ty se i pasek ofenduar Matoshin.

Ha...ha...ha... E ka te

Ha...ha...ha... E ka te drejten e vet ! Ne fund te fundit te gjithe njerezit jane rreshtuar ne nje rresht te caktuar ! Nano si duket e shikon veten tek rreshti i Matoshit ! Eshte e drejta e tij deri sa mbetet ne kuadrin e debatit ! Edhe nje here faleminderit per mbeshtetjen dhe mirekuptimin !

Shume i sakte konstatimi i

Shume i sakte konstatimi i Alfred Pezes, qe shqiptari i bashkohet me te fortit, me te dhunshmit, me hileqarit, me delenxhiut perpara te edukuarit, te ndershmit, te urtit dhe te butit. Ne fakt, i gjithe paragrafi i pare le te kuptosh nje kritike ne rradhe te pare kunder qeverise aktuale, e cila tregoi gjate fushates pikerisht se ia kalonte per poshtersi kundershtarit politik.

Por Alfred Peza behet vete hileqar, kur ia pershkruan tere kete zullum kundershtarit politik dhe jo vete Rames, partise se tij dhe aleatit te tij te koalicionit. Gjate zgjedhjeve te fundit, shumica derrmuese e gazetareve dhe mediave iu bashkuan Rames kunder Berishes. E para, Rama misheron vete tiparet negative qe Peza konstaton si arsye aleance te llumit me politikanin shqiptar. Se dyti, pjesa me e madhe e gazetareve gjate fushates se fundit elektorale iu bashuan Rames ne menyren me jokritike te mundshme, natyrisht per shkak te inateve te tyre me Berishen, dhe rralle per shkaqe bindjesh politike. Kete aleance e konstatonte se fundmi ne ResPublica edhe Koloreto Cukali, kur shkruante se ne nje tentative te tijen per te argumentuar pikerisht tezen qe sjell sot Peza i kishin ardhur ne mend thuajse vetem gazetare pro-Rama. Nje liste e shkurter mediash qe po me bie ndermend, natyrisht e paplote dhe pa permendur emra gazetaresh:

Mediat pro-Rama: ResPublica, Tema, Dita, Shqiptarja, Gazeta Shqip, Shekulli, Balkanweb, TopChannel.

Mediat pro-Berisha: Gazeta 55, Koha Jone, KlanTV.

(ZP-ne dhe RD-ne s'po i quajme.)

Interesant eshte edhe vete mutacioni i Pezes nga gazetar ne politikan ne sherbim te NJE politikani. Historia njeh raste te tilla gazetaresh, me interesanti prej te cileve Josef Goebbels.

per mendimin tim,nuk eshte

per mendimin tim,nuk eshte absolutisht e vertete hipoteza se shqiptaret priren historikisht te mbeshtesin te fortin.Historikisht kane luftuar kunder me te forteve,por nuk eshte faji i shqiptareve qe Zoti u ka dhene pak territor dhe i ka bere te pakte ne numer.Indoktrinimi dhe mekanizmat e dominimit kane rezultuar fitues ne kombe shume me te medhenj se ne(Gjermania,Rusia,Kina,etj),qe as dallohemi per popull ekzemplar kryengrites siç jane afganet e as jemi popull i nenshtrueshem kollaj siç ka plot shembuj te tjere.Ne kohet tona sundimi me metodat e politikave klienteliste rezulton fitues kudo,edhe ne vendet me demokraci te zhvilluar.Tek e fundit,duhet te kesh nje interes vetjak per te votuar,nese jo,nuk ke pse ta harxhosh kot mundin dhe kohen(ne kapitalizem koha eshte flori) per te hedhur ne leter ne nje kuti votimi;nuk je as i detyruar nga ligji ta besh kete me domosdo.

Mediat pro Berisha: TV Klan,
Mediat pro Berisha:
TV Klan, abc news, TVSH, UTV Peka, 55, Koha Jone, Panorama, Standard, Mapo Cili, Republika...
Kete te mete qe thote Peza e

Kete te mete qe thote Peza e kane te gjithe njerezit e thjeshte edhe ne kombet e tjera__Sepse njerezit e thejshte kane vetem interesa , ndaj shkojne me te fortin ___Porse shqiptaret kane nje te mete tjeter qe nuk e kane kombet e tjere. Ja kush eshte e meta :..............Shqiptaret behen sherbetore te perulur te te huajve per te goditur shqiptarin edhe pa ua kekruar i huaji , si njerezit e thjeshte ashtu edhe intelektualet _-Kjo eshte e mete skandaloze, s ei tregon njerez pa idnividualitet dhe pa personalitet ...............................Shqiptari kur eshte ne boten e huaj, apo edhe aty ne Shqiperi, nuk ka mendim te tijin personal, por merr gjithmone mendimine e te huajve si mendim te tijin _-Te jete mendimi te huajit gomarllek me brire shqiptari e dashuron ate mendim dhe mbibazen e atij mendimi krijon opinionin e tij _

Add new comment