Egjipt, Vëllazëria Myslimane del jashtë ligjit dhe i bllokohen fondet. Por jo të gjithë besojnë tek efikasiteti i vendimit

Me një histori 85 vjeçare që nga themelimi, Vëllazëria Myslimane është shpallur jashtë ligjit sot nga një gjykatë egjiptiane, duke urdhëruar edhe sekuestrimin e fondeve të saj. Reuters njofton se çështja në fjalë u soll përpara gjykatës nga një avokat i partisë së majtë Tagammu, me arsyetimin e mbrojtjes së popullit egjiptian nga dhuna dhe ekstremizmi. “Gjykata i pezullon aktivitetet e organizatës Vëllazëria Myslimane dhe të ojf-ve që rrjedhin prej saj, si dhe të çdo organizate tjetër që është themeluar prej saj”, tha gjykatësi Mohamed al Sajed. Gjithsesi, vendimi nuk përmendte në mënyrë specifike krahun politik të Vëllazërisë, partinë Liri dhe Drejtësi. Zëdhënësi i saj, citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve të ketë thënë se partia do ta apelojë këtë vendim. “Kjo është rikthim në shtetin policor që e rrëzuam me revolucionin e 25 janarit 2011”, deklaroi zëdhënësi Hamza Zavba.
Vëllazëria ka qenë për shumë kohë e mësuar me mbijetesën ilegale, por aktivistë të të drejtave të njeriut si Gamal Eid vënë në dyshim mençurinë e këtij vendimi të gjykatës: “Ata do t’i rikthehen punës në errësirë, ashtu siç dinë. Ky vendim do bëjë që Vëllazëria të praktikojë më shumë dhunën, sesa fjalën”.
a.k
Comments
Rasti sh i shemtuar sesi
<p> </p><p>Rasti sh i shemtuar sesi demokracite sponsorizojne diktaturen, vrasjet dhe shypjen e nje populli. Turp ! </p>
Add new comment