Rrugori i liruar: I pata vënë gjobë ministrit një vit më parë

Gazeta Shqiptare ka gjetur një prej efektivëve të policisë rrugore të liruar nga ministri Saimir Tahiri, i cili paskësh pasur një përplasje me Tahirin para një viti. Tomor Noka, me 19 vjet shërbim në rradhët e rrugores, ka pohuar për gazetaren K.Lala se vjen nga një familje e persekutuar, ka kryer detyrën me ndershmëri dhe ka pasur vetëm një “fërkim” me ministrin Tahiri: I ka vënë një gjobë 20 mijë lekësh të vjetra, pasi kishte parkuar keq makinën para rreth një viti në rrugën Komuna e Parisit. “E kishte parkuar makinën në një rrugë te Komuna e Parisit, në një kohë që tabela paralajmëronte se automjeti i merrej me karroatrec. I vura 20 mijë lekë (të vjetra) gjobë. Erdhi dhe kërkoi të shlyente detyrimet, por i thashë "nuk jam taksidar dhe shlyeji detyrimet në zyrat e shtetit””.
a.k
Comments
ska gje lale .ndonjeher me te

ska gje lale .ndonjeher me te thatin digjet dhe i njomi..megjithse nuk e besoj se te kane heq per ate gjobe sic nuk besoj qe ti si ke rene dikujt tjetri me qaf..me vjen keq qe ngeleni pa pune se keni familje per te mbajtur po nuk e meritoni ate vend se keni abuzuar..uroj te punoni me ndershmeri ne aktivitetet e tjera qe do te nisni e te kuptoni qe jo gjithmon jeta eshte han..

Nuk dyshoj ne kete qe thote

Nuk dyshoj ne kete qe thote polici. Domethene e pranoj si te vertete, por a eshte ky shkaku i lirimit?

Mire do ishte qe gazetaria qe e intervistoi policin, te jepte edhe motivacionin e shkarkimit te tij nga detyra.

Qenia i persekutuar, socialist, demokrat apo zogist nuk jane as vlera, as mungese vlerash ne marrjen ne pune. Ato nuk vlejne as per ruajtjen e vendit te punes. Polici dhe kushdo duhet te vleresohet per punen qe bene dhe kurrsesi se per cilen parti voton.

Ç'do gje ne rregull me

Ç'do gje ne rregull me shkarkimet, por pyetja shtrohet 'po nese merret rryshfet nga policet e rinj qe ketej e tutje ç'do te beje Tahiri'??

Nga mbiemri kuptohet

Nga mbiemri kuptohet menjhere,arsyeja e vendosjes se gjobes z.Tahiri para nje viti.Noka.

Keshtu eshte kjo pune. Kur
Keshtu eshte kjo pune. Kur ndeshe me Tahirin para nje viti, duhej te kishe menduar: Tani e ka radhen Tahiri, te ma hipi. Se ishe tek, here ja hipe, pastaj here ta hipi...
Shko o Tomor ne shtepi dhe

Shko o Tomor ne shtepi dhe kerko ndonje pune tjeter, se te ishe i ndershem e kishe ngritur zerin ndonjehere per koleget e tu... Pastaj, vetem Tahirin mbanke mend ti? Por sikur te dalin dhe ca te tjere dhe te te bejne nje denoncim tani, a do i mbash mend kur ua vendosje gjobat dhe thirrje karrotrecat. Te komuna e Parisit zoterorte, ka tabele ndalim qendrimi, por ska tabele qe "makina merret me karrotrec", keshtu qe kerko qetesi me veten tende dhe ik e shih punet qe di ti besh mire. Pse vjen nga familje e persekutuar, ashtu nga vijne shumica e shqiptareve, sta kemi kusur te te mbajme ne kurriz...

Tomorri thote ashtu e keshtu,

Tomorri thote ashtu e keshtu, po e verteta si eshte?

Ne kete rast asnje nga lexuesit nuk e beson Tomorrin, dyshon te pakten.

Prandaj eshte detyre e gazetarit,redaktorit, gazetes qe sjell lajmin ta sqaroje publikun. Se nuk eshte ndonje gje e madhe, mjafton te pyese organin qe e ka shkaktuar. Ose te beje komentin e vet nisur nga njoftimi i MB se oficeret e shkarkuar ishin kapur me shkelje nga kontrolli brendshem i ministrise. Keshtu sic eshte dhene lajmi ben insinuaten se ministri i ri i brendshem po hakmerret dhe kjo do te ishte gje shume serioze , se ciles gazeta duhet t'i qendroje me seriozitet.

Jo keshtu sikur merr nje thashethem andej nga rruga e Tomorrit dhe e sjell per gjithe Shqiperine. Kjo eshte gazetari dylekshe dhe eshte per te ardhur keq qe Respublica bie ne keto nivele.Me mire do te ishte te mos e jepte lajmin fare, por tani ka detyrimin ta investigoje e te sqaroje lexuesin. Nese aspiron per gazetari dinjitoze...

Tomor te thone sh mire ik

Tomor te thone sh mire ik ne shtepi, pas 19 vitesh sherbim sepse ka ardhur koha qe te rilindesh (kuptohet nese e ke gjalle nenen)

Si ka mundesi nje efektiv i

Si ka mundesi nje efektiv i policise rrugore ne Shqiperi me nje page mujore prej 30,000-40,000 lekesh te reja te bej nje jete si meposhte:

1. Gruaja pa pune - merret vetem me shopping

2. Femijet me studime jashte shtetit

3. Shtepia - Vile 3 kateshe

4. Pesha trupore mbi 100 kg

O vlla po marrim 2 fishin e rroges se tyre dhe mezi kalojme fundin e muajit, po keto si ja bejne???!!! :O

Eshte bere shume mire qe i kane bere nje patrim policise rrugore dhe uroj qe keto te rinjte mos te ndjekin shembullin e paraardhesve, si dhe shteti te rrise ne maksimum kerkesen e llogarise dhe te mbaj tolerance zero per ato qe abuzojne me pozicionin e punes!

Add new comment