Rama premton revolucion moral me një ushtri mëkatarësh, thotë Lubonja

Në një shkrim të sotëm për gazetën Panorama, Fatos Lubonja ndalet tek krahasimi sipas tij, i gabuar, i fitores elektorale të 23 qersorit 2013 me atë të 22 marsit 1992, duke analizuar përsenë e këtij gabimit. “Është një krahasim tri herë i gabuar: e para sepse është një interpretim i rrejshëm i asaj kohe, e dyta, sepse ka dallim midis asaj kohe dhe kësaj që po jetojmë për sa i përket votës së shqiptarëve; e treta, sepse duket sikur Rama synon të na manipulojë me stilin e tij, tashmë të njohur, duke manipuluar të huajt dhe pastaj duke na manipuluar nëpërmjet tyre”, thotë Lubonja.
Për analistin, “Rama ka ardhur në pushtet në sajë të përvojës së hidhur të shqiptarëve me monstrën para tij, madje deri duke përdorur parullën “të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Sali Berishës” dhe jo si udhëheqës i një gjenerate të re shqiptarësh të ndershëm, që kërkojnë të hapin një epokë të re historike. Problemi i fjalëve të Ramës përballë këtij realiteti është se ai na premton një revolucion moral duke pasur prapa një ushtri me mëkatarë, ndër të cilët edhe shumë nga ata të viteve ‘90, madje duke qenë edhe vetë një i tillë”.
Lexoni shkrimin e plotë në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/09/23/nje-krahasim-i-gabuar/
a.k
Comments
Jo-mekataret nuk ekzistojne,

Jo-mekataret nuk ekzistojne, o Fatos.

Fatosi ketu eshte i sakte,

Fatosi ketu eshte i sakte, por problemi eshte se nuk kishte ruge tjeter per te ndryshuar pushtetin, por vecse nepermjet aleancave me te gjithe.........

Kush janë mor zoti Fatos

Kush janë mor zoti Fatos

Ty te mungon nje xhelozi e

Ty te mungon nje xhelozi e nje inat personal ndaj Rames e nuk te le te shikosh drejt gjerat sic jane.Or kushdo qe te jete e si do qe te jete Rama e Ata qe punojne me te me mire sec ka qene do behet,Nuk e kupton ti qe neve kishim aritur fundin si shtet.Ndoshta ke mare dhe ti nanje kocke nga sala ( ke ngrene nje luge corbe te prishur ) e tani duhet te vjellesh

Nuk te duket vehtja se je

Nuk te duket vehtja se je bere vetem nje kritizer dhe nihilist.Mesazhet e tua shperndajne vetem pesimizemdhe coroditje kur ky vend ka nevoje me shume se kurre per pak optimizem dhe shprese.Where you stand mister Lubonja?

Vetëm Lubonja është i pastër

Vetëm Lubonja është i pastër nga mëkatet, të tjerët janë të gjithë njësoj të korruptuar. Akoma e mbaj mend se në 21 janar i doli më shumë zëri për të sharë Ramën se Salën. Për pak sa nuk tha se ata që u vranë e kishin vetë fajin.

Ky person është qesharak dhe megaloman në të njëjtën kohë. Një nga personazhet më groteskë e patetikë të "tranzicionit"!

Nejse, dhe Lubonja ka vendin e vet mes analistëve dhe mes personazheve komiko-tragjikë të "tranzicionit".

Ne fakt ata qe u vrane me 21

Ne fakt ata qe u vrane me 21 Janar, po te kishin ndejtur ne shtepi, nuk do te ishin vrare apo jo?

Add new comment