“Agimsat” mbushin policinë greke; nis kundërsulmi ndaj neonazistëve

Opinioni grek është tronditur nga dëshmitë e disa anëtarëve anonimë të “Agimit të Artë”, që janë larguar të zhgënjyer prej saj sidomos pas vrasjes së këngëtarit grek Pavlos Fisas. Shtypi vendas po boton çdo ditë dëshmi dhe publikon video, ku bëhet fjalë për brigada ushtarake me rreth 3000 njerëz, të cilët stërviten për sulme mbi antifashistët dhe të huajt. Në video duken militantët që stërviten natën, me armë, të maskuar dhe mësojnë si të përdorin armët. Ata janë njerëz, që sipas shtypit, përdoren për “punë të pista”, siç ndodhi mbrëmjen e së mërkurës kur "skuadrat e vdekjes" vranë këngëtarin grek, Pavlos Fissas. Nisur nga një publikim në shtyp, sipas të cilit, pjesëtarë të “Agimit të Artë” stërviten nga oficerë aktivë të trupave speciale të Forcave të Armatosura greke, ministri i Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos ka urdhëruar hetimin dhe zbulimin e përgjegjësive. Në vijim, dy hierarkë të rëndësishëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë së Jugut, lejtnant Janis Dikopulos dhe ai Greqisë Qendrore, Apostolos Kaskani dhanë dorëheqjen “për arsye personale”. Të tjerë drejtorë të policisë lokale janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve.
Ndërkaq, kopertina e gazetës së të dielës Proto Thema, me foton e këngëtarit duke dhënë shpirt në krahët e të dashurës së tij, është denoncuar dhe dënuar rëndë nga opinioni grek dhe vetë familja e viktimës.
a.k
Comments
Greket jane populli me

Greket jane populli me injorant i ewropes.Per sa kohe ne pushtet eshte kisha sic nuk ndodh ne asnje vend tjeter ,tregon se ata jane shekuj mbrapa ne kulture

Mbi cfare baze e mbeshtet ti

Mbi cfare baze e mbeshtet ti kete deklarate kaq te ulet qe mbi te gjitha nuk ben vecse ekspozon injorancen tuaj?

Ti po etiketon nje popull te tere duke u nisur nga ky lajm. Te lutem me jep ca fakte ti qe vertetojne injorancen.

Tani le te ndalemi me gjere. Cdo popull ka ne gjirin e tij, fatkeqesisht, edhe njerez te pacipe, te ndyre, kriminele, hajdute. Eshte e pashmangeshme. Perse duhet te etiketohet nje popull i tere pse dalin ca idiote aneteare te Agimit te Arte dhe bejne akte te tilla barbare? Sipas llogjikes tuaj i bie qe skenat e tortes se pavaresise te na bejne te themi qe shqiptaret jane nje popull i pangopur (dhe mos harro ketu komentet e asaj kohe), jane gjithashtu popull injorant, pa kulture etj etj etj.

Cfare lidhje ka kisha ne kete episod? Dhe cfare lidhje ka kisha me jeten e perditeshme te grekerve, te cilet, bejne ate qe bejne edhe Shqiptaret? Ngrihen ne mengjes e shkojne ne pune. Ah me te vetmin dallim, qe greket nuk pine 4 kafe gjate orarit te punes sic bejne shqiptaret tek blloku.

Per cfare kulture flisni ju? Do analizojme kulturen shqiptare? Ku e do? Ne art? Ne trafik? Ne kuvend? Ne korrupsion? Ne Kanun? Ne gjaknxehtesi?

Late nam me komente te tilla. Shikoni pragun tuaj se e keni shume te piset.

koment shumë i drejtë nga ana

koment shumë i drejtë nga ana tënde!!ke shkruar me mënd dhe mendoj shumë drejt!e vetmia gjë që më bën përshtypje është fjalia e fundit"Shikoni pragun tuaj se e keni shume te piset."

sipas emrit,je shqiptar!

sipas fjalisë,nuk ndihesh i tillë!

përse???

Pergjigje!!! Pikerisht,

Pergjigje!!!

Pikerisht, fjalia e fundit tregon qe jam me shume shqiptar sesa ata qe hiqen si patriote ekstremiste. Ate fjali e shkruajta duke ju drejtuar pikerisht ketij grupi.

Nje vend behet me i mire kur edhe njerezit e tij behen me te mire. Perpara se te akuzojme padrejtesisht fqinjet, le te merremi me problemet tona te cilat i kemi ca si te shumta.

Vetem duke i marre me pune dhe duke u permiresuar mund te behemi.

Sa shume qe lulezon

Sa shume qe lulezon demokracia ne kete vend anetar te BE!!!!!!!! Djepin e demokracise europiane!!! Waw! Ore se sme kujtohet, a beri ndonje deklarate Parlamenti i BE per te denuar ngjarjen ashtu sic beri me protestat ne Turqi? Apo eshte OK kur ne nje vend te BE ka naziste ne Parlament, ne polici, ne ushtri, ne rruge dhe nuk eshte OK kur perdoren gaz lotsjelles ne Turqi??? te keqen e double standarts!!!!! ec aty!

Add new comment