Bushati: Ndihmë nga BE për diplomacinë, dhe nga SHBA për ekspertizë strategjike

Postuar në 23 Shtator, 2013 12:44

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ndodhet këto ditë në SHBA, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, me gazetaren Laura Konda. Bushati është ndalur në dy momente: Në rikonceptimin e strukturës së shërbimit tonë diplomatik, dhe në rolin e SHBA-së për një projektim tjetër të faktorit shqiptar në rajon.

“Jemi në kontakte me shërbimin ndërkombëtar për shërbimin me jashtë. Është shefja e Politikës së Jashtme në BE, Catherine Ashton, e cila po na mbështet për këtë projekt të rëndësishëm. Ky shërbim duhet të rikonstruktohet", ka thënë Bushati, për të cilin “duhet racionalizim i pranisë tonë në botë, mënyrës se si do të bëjmë diplomaci. Duhet të shihet me sy të ftohtë, jo si një produkt shqiptar bio, por në marrëdhënie të ngushtë me ekspertët ndërkombëtarë që kanë përvojë në këtë drejtim". Ndërkaq, gazetaren e ka çuditur kërkesa drejtuar ambasadorit Arvizu për ekspertizë amerikane, ndaj dhe e shtroi këtë pyetje. Për Bushatin, “në të shkuarën ka pasur luhatje në marrdhënie me SHBA dhe nuk ka pasur konsultime mbi rajonin, ndaj i kam kërkuar zyrtarisht që të kemi një asistencë nga pala amerikane, që do na ndihmonte jo vetëm për bashkëpunim strategjik jo thjesht në rajon, por dhe arenën ndërkombëtare, si dhe për një projektim sa më të mirë të faktorit shqiptar në rajon”. Bushati ka sqaruar edhe “triumviratin” Itali-Greqi-Turqi si bashkëpunime plotësuese, dhe jo përjashtuese sa i takon Shqipërisë.

 

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Ketyre u ka rene taksirati te qeverisin, pa pasur akoma koncept se si do qeverisin. Si e imagjinojne &quot;asistencen&quot; ne diplomaci? Do te dergojne amerikanet dhe evropianet diplomatet e tyre neper zyrat e shqiptareve? Do u rrine te koka duke u thene: Beni kete, mos beni ate? Nuk u emancipuan dot politikanet shqiptare qe e konceptojne politiken e brendshme dhe te jashtme si rast per ndihma humanitare? Po natyrisht, kur u desh t&#39;i besohej pushteti Edit dhe shokeve te tij, Ditmirit dhe Saimirit, qe mendojne se nga 1992 deri ne 2013 Shqiperia s&#39;paska levizuar fare, natyrisht qe edhe konceptet e qeverisjes do te jene ato te Shqiperise se 1992: lypja per ndihma humanitare nga jasht shtetit.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O njerez te shkolluar te Shqiperise.... kjo eshte ofendimi me i madh qe na behet.... Pasi diplomacia Shqiptare ka pasur per disa vite&nbsp; koka te ndritura profesor si Milo e nje&nbsp; publicist si Mustafaj... e ka diplomate te njohur karriere e te shkolluar ne shkollat me te mira per diplomaci e diplomate te vleresuar .... Buze qumeshti Bushati kerkon ndihme nga jashte per strukturen..</p><p>Zoti Bushat perse nuk kerkove dhe diplomate te huaj te vijne e te na bejne diplomacine. A ka mbetur me njeri inteligjent ne Tirane qe tu thote ketyre&nbsp; foshnjakeve boll.... Nuk mbahet pushteti ... duke u bere urre ku te kaloj cdo lloj cizme e huaj e ti te thuash Amen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.