Kristo Frashëri: Kryepeshkopi Janullatos, përpjekje haxhiqamiliste për të manipuluar publikun e krishterë

P { margin-bottom: 0.08in; }
Historiani dhe akademiku Kristo Frashëri shkruan sërish sot te GSH në lidhje me Krepeshkopin Janullatos dhe rastin e Kishës së Përmetit, duke e akuzuar për veprime “haxhiqamiliste”. Frashëri hedh poshtë atë që ai e quan “apologjia e tretë” e Kryepeshkopit. Ai e akuzon se “për të hipnotizuar publikun e krishterë ortodoks, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kryepeshkopi Janullatos përdor në Apologjinë e tretë fraza të stilit bulevardesk për ët krijuar përshtypjen se në Përmet më 16 gusht 2013 u përsëritën për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ngjarjet apokaliptike të vitit 1967.”
Frashëri i referohet pjesëve të Apologjisë ku pretendohet nga Kryepeshkopi për “skena të persekutimit ateist”: “...një sakrilegj i rëndë. Rreth njëzet burra të një policie private shembën kambanoren e thjeshtë sipër të cilës ndodhej Kryqi, hynë brenda kishës me dhunë, goditën katër klerikë shqiptarë dhe besimtarët, hoqën ikonat, morën gurin e themelit të kishës dhe hodhën Ungjillin e Shenjtë dhe Enët e Shenjta në makinën e mbledhjes së mbeturinave të Bashkisë.”
Shpifje nga ato të pazareve të Gadishullit të Ballkanit e dhe të Greqisë, shkruan Frashëri, madje, të dala nga goja e një prelati, janë “shpifje monstruoze”. Asgjë nga ato nuk ka ndodhur, dhe termi “sakrilegj” nuk mund të përdoret për Shtëpinë e Kulturës, përderisa gjurmët e Kishës nga aty janë zhdukur. Për Frashërin, këto shpifje haxhiqamiliste kanë dhe si synim ta shpëtojnë Kryepeshkopin nga përgjegjësia penale. Frashëri analizon filmimin e ngjarjes dhe e krahason me fjalët e Kryepeshkopit, për të argumentuar pse ato që ai shkruan janë trillime.
k.c.
Comments
sa keq qe Kristo Frasheri
<p>sa keq qe Kristo Frasheri kerkon te turperohet ne pleqeri.</p><p>Faktin se keto skena ngjasojne me vitin 1967,nuk ta tha Janullatosi ty more,po edhe Berisha ne deklarate po njelloj shprehej,se menyra sesi veproi permbarimi ishte e gabuar dhe se ato skena risollen ne kujtim vitin 1967</p>
Kot te te pyes , ku dallon
<p>Kot te te pyes , ku dallon Berisha nga Janullatosi ? Apo thjesht se njeri eshte serb dhe tjetri grek ? Por asnjeri nuk eshte shqiptar ! Keshtu qe per ceshtjet shqiptare te dy keta antishqiptar duhet te heshtin , ose kur te flasin te jene ne te njejtin mendim , ja keshtu si thua ti ! Eh Shqypni e mjera Shqiperi .... nuk te lene rehat as qente pekineze ...!</p>
Ky Frasheri eshte historian
<p>Ky Frasheri eshte historian apo politikan??Per mendimin tim ka rrjedhur perfundimisht,ky duhet te na thote ka qene kishe apo jo !Dhe nqs ka qene te na thote si eshte ndertuar dhe kur eshte ndertuar ,kjo besoj eshte detyra e nje historiani te na mesoje historine,por ky di vetem teorine utopike marksist leniniste dhe i ngateron historine me politiken ngaqe eshte komplet i paafte dhe me keto lloj patriotizmash demode do qe te ngeli ne shtypin e perditshem,keta lloj njerzish i bejne dem shoqerise sepse akoma ne ditet e sotme shumica shqiptare nuk e di historine e vet sepse ajo u politizua pikerisht prej njerezve si ky ,qe ngatruan historine me politiken qe edhe Iliret antike apo Skenderbeun i nxirnin me ideale komuniste.</p>
Add new comment