Godina 70-vjeçare e Kryeministrisë: e prishi koha, apo ata që e përdorën?

P { margin-bottom: 0.08in; }
Godina e Kryeministrisë do të rikthehet në gjendjen e vitit 1940-41, kur dhe u ndërtua për të qenë “Pallati i Mëkëmbësisë”, sipas projektit (të 1939-s) të arkitektit fashist Gherardo Bosio, tashmë në duart e rikonstruktorëve, në atë që Baze e quan në një editorial të vetin si luftë estetike e qeverisë së re ndaj asaj që iku.
Artan Lame për GSH, ka thënë sot se “godina është në gjendje tmerrësisht kritike... “Dyshemeja është prerë me gur fresibël për të hapur kanale sipas nevojave që kanë pasur. Mbase ne nuk gjetëm plehra në godinë, por më duhet të them se ajo është në limitet e mbijetesës dhe degradimit...”
Ka një dëshirë për t'i parë ata që ikën edhe si barbarë që prishin godina, imazh që përkon dhe me gropën ekonomike e industriale që lanë pas. Vetë Lame, nuk përjashton dhe argumentin se një godinë betoni 70-vjeçare, me kohën, dëmtohet.
Debati nëse e prishën ata që e përdorën apo e prishi koha, duket se nuk do të ketë një përgjigje përfundimtare ndonjëherë.
k.c.
foto: heqja e perdeve nga Godina e Kryeministrisë
Comments
Je qe je aty, o Lame... A

Je qe je aty, o Lame...

A nuk ia keput edhe nje dore boje edhe Kryeministrise?!

PD, qe t'ja hidhte turmave, pranoi te perdorej "Ta bejme Shqiperine si Europa",

kurse rilindasit e shtyne hyrjen ne Europe per nja dhjete vjet te tjere e me shume.

Tani per tani parrulla eshte: Ta bejme Shqiperine si Bashkia...dmth t'i fusim nje boje...

qe as 21 Janarin te mos e mbaj mend kush...!

Pse perdorni inches ne html?
Pse perdorni inches ne html? Pixels eshte me mire...
Me thoni nje godine 70
Me thoni nje godine 70 vjecare qe po nuk u mirembajt nuk degradohet ne harkun e 70 vjeteve!!! Keshtu pyetja retorike e artikullit eshte pa sens logjik dhe budallallek me brire. Faj njerezor qe c'ke me te. A ka qene para 2005 ne kete gjendje a u be me vone le ta gjejne personat e duhur. Vetem nje kuriozitet qe ka dhe pergjigjen brenda kam. Kur gjendja e nje prej institucioneve me te rendesishem te shtetit shqiptar eshte kjo, si duhet te jene godina bashkish, komunash, shkollash, spitale, cerdhe, azile, jetimore etj? Pergjigjia merret lehte me mend. Turp per faqe te zeze.
Mania per te shpenzuar para

Mania per te shpenzuar para apo dhene favore ne kembim jo te rregullimit por te arredimit te ri te godines sipas shijes dhe jo si domosdoshmeri tregon edhe njehere filozofine "FASADE" te qeverisjes alla Rama. Qe per me teper edhe genjen kur kerkon te shese fotot e sallave te shkaterruara nga ai vete per t'i ndertuar sipas stilit te tij, sikur te ishte gjendja ekzistuese ne te cilen mori godinen.

Me i rende se shpenzimi i panevojshem per zyra lluksoze eshte GENJESHTRA per te justifikuar nevojen e lluksit.

Add new comment