Rama, i ftuar në dasmën e Xhorxh Sorosit, thotë Reuters

Martesa e tretë e multimiliarderit, filantropit apo spekulatorit të famshëm të financave botërore (terma që varen nga këndvështrimi i secilit), Xhorxh Soros, 83- vjeçar, u njoftua në rrjetet ndërkombëtare para pak ditësh. Surpriza qëndron në faktin se i ftuar në këtë dasmë të vogël është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që mesa duket kishte edhe këtë pjesë “private” të axhendës së tij amerikane. Reuters njofton se në martesën me këshilltaren e tij të çështjeve të shëndetit dhe edukimit, Tamiko Bolton, 42 vjeçe, vec Ramës janë të ftuar edhe emra si presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, presidenti i Estonisë, presidentja e Liberisë dhe liderë të tjerë. Soros, një emigran- i lindur në Hungari, ka dhuruar më shumë se 7 miliard dollarë nga pasuria e tij për të promovuar demokracinë, lirinë e shprehjes, përmirësuar arsimin dhe për të luftuar varfërinë në vende të ndryshme të botës, me fokus të veçantë në demokracitë e reja të Europës Lindore.
a.k
Comments
mrekulli. per Ramen. cfare

mrekulli. per Ramen. cfare kryeministri qe kemi. fantastik. me shije e me gusto. me lidhje ne sferat e larta. njerez te rendesihem perendimore. nje shqiptar i thjeshte por qe duhet te kete vlere te medha qe e ka ftur sorosi. cfare fati moj mami.

pale kjo gruaja e tij. grua me nuhatje te persosur. i duhet vetem ta duroje disa vjet dhe pastaj e gjitha pasuria e tij behet e saj. cfare fati moj mami. femrat e bukura me nuhatje. burra te vjeter me frike nga vdekja dhe ne lufe permanente me boten. cfare kombinimi fantastik. secili trofeun e tij.

Peshe e rende e fjales se

Peshe e rende e fjales se hiperbolizuar shqipe, me ca conspiracion boteror,

Kastriot Myftaraj e para-tha kete ftese:

"Qeveria e Edi Rames, mund te quhet 'Çeta Plakë e ...Sorosit'!"

Shumica e ministrave, ose e grave te tyre, dilte se ishte financuar prej Qendres se Sorosit

ne Albani.

Shqiptaret kujtuan se kjo qeveri ishte "Çeta e Re e Vlores", por 83 vjecari qe i riktheu

parate e Lindjes serish ne Lindje, shkoi ndermend te martohej serish, si per te rilindur

edhe ai!

Por hallall, nese Edi i merr ca para, qe ta kthej shendetesine falas!

spekulator gjigand,thuhet se

spekulator gjigand,thuhet se ne Japoni humbi dhjetera miliarda,shyqyr qe ka gjetur Lindjen rrumpalle qe ta zhvilloje sipas mesimeve te TC.Kam frike se Rama do harroje te beje kryeministrin duke u harruar ne dasma dhe fjalime.Tirana mbaroi se beri(tani eshte per fjalor WC-je),nuk do jete keq qe aristokracia e ndertimeve te betonizoje(Tiranizoje)tere bregdetin.

Add new comment