Shqipëri moj mos ki frikë, Rama e Nishani në Amerikë

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:49

Sesioni i rradhës i asamblesë së përgjithshme të OKB-së, i 68-ti, si dhe një ftesë nga ish presidenti Bill Klinton për veprimtarinë Nisma Globale Klinton 2013, kanë arsyet pse edhe presidenti Nishani, edhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga Edi Rama do të ndodhen këto ditë në SHBA. Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni të asamblesë, dhe do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Obama. Axhenda e tij përmban gjithashtu pjesëmarrjen në aktivitetin e Klintonit, një takim me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një leksioni në "Forumin e Liderëve Botërorë" në Universitetin e Kolumbias. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Bushati do të takohet me homologë në takime dypalëshe, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete si “Darka Transatlantike” e organizuar nga Sekretari i Shtetit Kerry.

Presidenti Nishani, ndërkaq, do të ketë edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork. Federata Panshqiptare Vatra ka nxjerrë një njoftim për darkën me Nishanin, ku fton bashkëatdhetarët të marrin pjesë, me një pagesë hyrjeje prej 100 usd.

a.k

Comments

Submitted by Adapt (not verified) on

Restoranti qenka ne zone te zgjedhur. Ne Bronks i duhet paguar gjoba "Kumbarit".

Submitted by Anonim (not verified) on

po ky eshte legen apo president..duhet te jesh i mefsht te lesh te perdoret emri per reklam.njelloj si artistet e ftuar jasht shtetit e i vene cmimin biletes.20 eu i ftuar altin shkoza.turp...apo do mar perqindjen presidenti

Submitted by bbb (not verified) on

Mos i jepni shume te haje ketij Nishanit  se po i bie ndonje infrakt dhe ju vdes atje....

Submitted by Gjon (not verified) on

Po pjesemarrjen e Rames ne martesen e trete te Sorosit e paskeni harruar?

Takimi Rama Blair- kush e ka organizuar kete takim, keshilltari Blair? Shto ketu edhe batutat e shkembyera me Fullanin qe nuk i keni percjelle akoma ne respublica.al.

Dikur talleshim me Berishen po edhe Rama nuk po i le gje mangut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.