Prokuroria “po paketon Lazaratin”. A erdhi më në fund dita?

Burime pranë prokurorisë thanë për Albanian Screen se Policia e Shtetit dhe Guardia Di Finanza kanë gati një dosje voluminoze prej më shumë se 1 mijë faqesh mbi prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në këtë zonë.
Për këtë pritet të prangosen mbi 45 persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, ndërsa burime pranë prokurorisë saktësojnë se të dyshuar janë që nga kreu i kësaj komune, e deri te persona të cilët bëjnë transportin e lëndës. Sipas AS, për këtë para 10 ditësh në Prokurorinë e Përgjithshme u organizua një takim mes krerëve të lartë të policisë dhe përfaqësuesve të Guardia Di Finanza ku mësohet se u pasqyruan të gjitha provat, mes tyre regjistrimet filmike të marrë nga avionët si dhe bisedat telefonike të cilat dyshohet se zbardhin tregtinë e lëndës narkotike.
Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se grupi i punës kryesohet nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili ka përzgjedhur dhe disa nga oficerët e policisë gjyqësore pranë drejtorisë së policisë Tiranë. Dosja e deleguar nga drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është një nga dosjet më të mëdha të 10 viteve të fundit mbi trafikun e lëndëve narkotike e cila i është vënë në dispozicion prokurorisë.
a.k
Comments
Po behen gati per cfare, te

Po behen gati per cfare, te godasin nje nga te paktat industri vertet te suksesshme 100% shqiptare?

Legalizojeni ate dreq dhe shpetojme nje here e mire nga e gjithe kjo situate absurde.

Nuk para duket si nje

Nuk para duket si nje operacion qe planizohet te godase mafian dhe trafiqet e droges.

Duket shume amatoreske.

Perndryshe nuk do ishin neper faqet e shtypit detajet e ketij "operacioni" qe do prangoska 45 persona.

Po presim qe shtypi te botoje edhe listen me emrat e tyre, daten e prangosjes si dhe .....afatin qe kane ne dispozicion per te shkuar me pushime jashte Shqiperise.

Mos harroni listen dhe drejtuesit e komandove qe do kryejne operacionin si dhe listen e bashkpuntoreve te policise qe kane dhene informacionet dhe emrat e drogaxhinjeve dhe trafikanteve.

Tamam nje komedi.

(p.s. Meqe e solli hera ta perdor, di ndonjeri te me thote se kush eshte fjala shqipe e barazvlefshme me fjalen "tamam", fjale qe sic me rezultoi gjate nje vizite ne Stamboll, na qenkesh fjale turke. Flm.)

Add new comment