Situata e gazetarëve, në pikë të hallit, thotë Çipa i UGSH-së

Në një mbledhje të thirrur sot paradite nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kreu i UGSH Aleksandër Çipa bëri një pasqyrë të gjendjes së punonjësve të shtypit në vend. “Situata e gazetarëve në Shqipëri, më e rënda në këto 5 vjet”, theksoi Çipa, duke u fokusuar tek financat. Fjala është për problemet e njohura në media, që në fakt kanë ardhur duke u përkeqësuar. “Vonesa të theksuara të pagave të gazetarëve. Në 70 përqind të rasteve janë vonesa 2-6 muaj. Por edhe zbulimi i skandalit të mospagimit të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nga pronarët e televizioneve", ka thënë Çipa para gazetarëve. Unioni apelon për këtë gjendje kritike dhe kërkon që çdo gazetar të investigojë mbi këtë çështje. Në 5 muaj e fundit janë 48 gazetarë, që kanë hapur çështje gjyqësore.
“Druajmë se kjo gjendje mund të jetë mjaft kritike. Paralajmërimet janë për përshkallëzim të situatës. Ne do propozojmë memorandum dhe po administrojmë të gjitha ankesat e gazetarëve", theksoi Çipa.
a.k
Comments
Kur gazetaret te bejne punet
<p>Kur gazetaret te bejne punet e tyre, te informojne paanesisht dhe te mos lejojne veten te keqperdoren s'do te kete guxim asnjeri t'i neperkembe. Shtypi eshte pushtet i forte, qe e kane menderosur vete gazetaret ne Shqiperi. S'ja ka fajin njeri ...</p>
E K Z A K T,mandarina.Sa me
<p> E K Z A K T,mandarina.Sa me shpejt te reflektojne mender-gazetaret,deri me sot</p><p>sherbetore dhe misionare te dezinformimit dhe talljes me intelektin e moralin publik,</p><p>aq me shpejte do ta shpetojne veten nga shpagimi i merituar.</p>
Add new comment