Urdhër i Tahirit për dëbimin nga Garda e Republikës të të dënuarëve të 21 Janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo

Postuar në 20 Shtator, 2013 11:35

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2001. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë, por ministri i Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës dy ditë pas vendimi të Gjykatës së Apelit të Prendit dhe Llupos. Urdhëri i Ministrit të Brendshëm është mbështetur në “Kushtetutën e Shqipërisë”, ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinës”. Me të njëjtën bazë ligjore ministri i Brendshëm, i ka propozuar Kryeministrit të Republikës lirimin para kohe nga detyra dhe përjashtimin nga stukturat, të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. 

Zh.

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Ej, keto lajmet copy paste Gazeta Tema, Reapublica e ca te tjera jane pa interes fare.

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Tahiri i shkarkon nga detrye te premten, kurse sipas gjasave te henen presidenti Nishani do ti dekoroje Ndrean dhe Llupon me titullin e larte &quot;Ilir Meta&quot; dhe me urdhrin e larte &quot;Kokelari i Demokracise&#39;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.