Televizioni Shqiptar, televizion i atyre që paguajnë taksën për të apo, thjesht, do të ndërrojë dorë!?

Në esencë këtë pyetje ka dashur të sqarojë ministri i Bushati në konferencën e OSBE-së për median. Ai tha se qeveria e re do të ndërmarrë reforma të thella në këtë fushë, për ta kthyer Televizionin Shqiptar në një institucion të denjë të taksapaguesve. “Na duhet ta çlirojmë AMA-n nga kontrolli politik që t’u afrojmë të gjithë transmetuesve, barazi. Po ashtu, kemi ndaluar përdorimin e fondeve shtetërore nga ministrat për reklama dhe kjo shprehet fare mirë edhe në kodin etik të miratuar nga qeveria. Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë fund praktikave klienteliste të ndjekura deri më tani për shpërndarjen e reklamave shtetërore, por do të angazhohemi tek procedurat transparente sipas standardeve europiane”, u shpreh Bushati.
I mbetet kohës për të provuar nëse TVSH do të bëhet vërtet “pronë” e atyre që paguajnë taksën për të, dmth, i publikut të gjerë, apo si dhe më parë, do të kthehet në një megafon i qeverisë!...
Zh.
Comments
E para gje qe duhet te beje
<p>E para gje qe duhet te beje qeveria e re eshte te shkarkoje te gjithe drejtoret dhe shefat e redaksive ne RTSH. Dhe t'i zevendesoje me te tjere qe te mos jene vetem partiake dhe militante, por ne rradhe te pare profesioniste dhe te ndershem Kjo fjala e fundit me duket se nuk ka kuptim ne Shqiperi. A ka vertet njereze te ndershem tani?!</p>
Shumë vështirë
<p>Shumë vështirë</p>
RTSH eshte pasuri kombtare.
<p>RTSH eshte pasuri kombtare. Nuk mund te mbyllet...</p>
Add new comment