Bashkëpunëtorët e Berishës gjejnë strehë te Presidenti Nishani

Sipas Gazetës Shqiptare, dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjergj Lezhja dhe Ylli Asllani janë zhvendosur në Presidencë vetëm pak ditë pas dorëheqjes. Këshilltarët e Berishës kanë kaluar tashmë si këshilltarë të kreut të shtetit. Presidenti Nishani ka firmosur emërimin e Gjergj Lezhjes si këshilltar për Sigurinë dhe Ylli Asllanit si këshilltar për Çështjet Vendore. “Më ka thirrur në zyrë Presidenti dhe më tha: A do të punosh me mua si këshilltar i pushtetit vendor dhe unë pranova”, thotë Asllani.
Zh.
Comments
Vertete, e ku mund te ishin
<p>Vertete, e ku mund te ishin tjeter...</p>
Add new comment