Vrasje nga pakujdesia - thonë gjykatësit e Apelit për gardistët që vranë në 21 janar

Gjykata e Apelit ka dënuar me vetëm një vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasje gjatë demonstratave të 21 janarit. Ndërkohë, për Agim Llupon, Apeli ka dhënë 3 vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar 23 vite burg për Prendin dhe 25 vjet për Llupon, por gjyqtarët Ervin Metalla, Agim Bendo e Evgjeni Sinoimeri, e kanë parë të udhës të japin dënime me 1 dhe 3 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës, Prendi dhe Llupo janë shpallur fajtorë për “Vrasje të pakujdesshme”. Avokatët mbrojtës të dy të pandehurve thanë se ky vendim është i paligjshëm dhe se do të ankohen për të. Shkalla e parë, Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupon për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Kjo bëri që prokuroria të apelojë vendimin. a.n.
Comments
Epo mire, ti themi atij

Epo mire, ti themi atij djalit qe vrau tre vete ne plazh, ne Vlore, qe te dorezohet, se nuk e gjen gje...se ai i vrau me me pak dashje se keta.

Ku do dalin keta me kete gjyq? Kaq te shkeputur jane nga realiteti?! Te shohim me tej, se kjo pune nuk besoj se mbyllet ketu.

Ke eshte vendim skandaloz.

Ke eshte vendim skandaloz. Ne kete vend nuk denohet as ai qe i cyti ne proteste te dhunshme, as ai per korrupsionin e te cilit jjustifikuan dhunen por denohen ata qe nuk lane te perseritej viti 97 .... turp per drejtesine. Normal qe nuk ndertohet shtet se te vetmit qe denohen jane ata qe perpiqen per ne gje te tille.

Po nuk prisnim ndryshe jo, se

Po nuk prisnim ndryshe jo, se cmund te presesh nga nje trupe e tille gjyqesore qe po kthen nderin e emerimit. Te 3 keta gjyqtare jane te sapoemeruar ne apel; Evgjeni Sinoimeri, ish keshilltarja e Halimit; Ervin Metalla, shok e mik i afert i Halimit, e Agim Bendo, per te cilin komentet jane te teperta....

pergjigje
Po tani qe more vesh se gjyqtarja Sinoimeri votoi kunder, çke per te thene o plere?
Kjo nuk eshte kaq e thjeshte.

Kjo nuk eshte kaq e thjeshte. Vendimi i gjykates per vrasje pa dashje, e kufizon vepren penale tek autoret dhe nuk lejon per te hetuar me tej. Nqs do kishte ndodhur e kunderta do hapeshin dy pista, ose do duhej te provohej qe autoret kane konsumuar vepren penale me pergjegjesi te plote individuale ose si pjese te nje zinxhiri komande. Ne rastin e dyte do kerkohej hetim i metejshem. Kete ka shmangur gjykata.

Me vjen keq per familjaret dhe shpresoj qe Gjykata e Larte ta kaloje ceshtjen sa me shpejt ne menyre qe te hapet rruga per rekurs ne Strasburg.

Add new comment