Berisha futet në debatin "Kaçe": Agimi i Artë, më i civilizuar, së paku janë të hapur, - shkruan për klubin e PAOK-ut

Ish- kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi për sulmet dhe më pas dënimin e futbollistit shqiptar, Ergys Kaçe, që luan me PAOK-un e Selanikut në Greqi. Kaçe kërkoi falje pasi postoi në FB një foto me bluzën e UÇK-së veshur.
Shkruan Berisha në FB: “Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20 vjeçari Ergys Kaçe.Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit te futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisen nazistët grekë dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK, nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin. Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve, kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e Agimit të Artë duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluze e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuara qartë për respektim të plotë të kufijve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve të pushtuar lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë!”. a.n.
Comments
I lumte goja Berishes ne kte
<p>I lumte goja Berishes ne kte rast. Bravo. Une nuk e votova Berishen, por per kete ia jap voten me te dyja duart.</p>
po si jo. pellet tani ai. se
<p>po si jo. pellet tani ai. se kur ishte ne qeveri i la ata fashistat te benin site donin ne himare. hajde mendje hajde.</p>
Add new comment