Neue Zürcher Zeitung: Edi Rama, politikan jotipik, një dorë mrekullie mund të arrijë ato që ka premtuar

Postuar në 17 Shtator, 2013 11:33

Vizita e parë në Bruksel e kryeministrit të ri të Shqipërisë, zotit Edi Rama është bërë objekt jo vetëm i shtypit vendës, por edhe atij botëror, duke e komentuar në mënyra të ndryshme ardhjen e tij në pushtet dhe sidomos programin e tij të guximshëm ekonomik. Një ndër këto gazeta është edhe Neue Zürcher Zeitung, e cila në numrin e sotëm (17.09.2013) e portretizon kështu figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama:

Që nga fillimi i kësaj jave Shqipëria qeveriset nga një qeveri socialiste. Në krye qëndron Edi Rama, 49 vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një gjeneratë te re politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me statujën e lartë nga masa e politikanëve shqiptarë.

Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Muçi, ke harruar këtë pjesën nga shkrimi për të cilin flet në këtë artikull:

"Meta gilt als einer der korruptesten Politiker Albaniens und verkörpert quasi in Reinkultur ein politisches System, das primär auf Nepotismus und Klientelismus basiert."

Meta is considered one of the most corrupt politicians of Albania and embodies almost in the purest form a political system that is primarily based on nepotism and clientelism.

Meta konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse në formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi.

Submitted by Levreku (not verified) on

Jo, por po e tha dhe kete Muci atehere i bie te kundershtoj shprehjen e tij "Qelbesira mblidhuni kunder Kryeqelbesires qe te behemi dhe ne te tille"

Submitted by Anonim (not verified) on

Fjalite e fundit jane shume domethenese.. dhe te kuptueshme per kedo  qe mendon me koken e vet..

Por edhe krahasimi qe i ben Rama fitores se 23 qershorit me 22 marsin e 1992, eshte me vend ne nje aspekt..

Ne aspektin qe ky popull manipulohet lehte si me 22 mars 1992 ashtu edhe me 23 qershor 2013..!

Mjafton te kujtohen firmat piramidale 1996, hapja e depove te armeve, degradimi i Berishes,PD-se ne 1997 dhe vota popullore per rikthimin e tij ne 2005.. Vjedhja e thesarit te shtetit, videoja e Ilir Metes, akuzat pa asnje kursim Rama-Meta, bashkimi i tyre dhe vota popullore 1milion per kete aleance...

Submitted by Jozi (not verified) on

dhe klientelizmi perfshin edhe ata qe s ´duhet te  perfshiheshin GAZETARET.

Submitted by RP (not verified) on

Ky eshte nje lajm tipik ku komentuesit jane me te sakte se  Zh.-ja.Ja pse z.Muçi nuk duhet te heqe dore nga komentuesit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.