Meta heq kompjuterët e Topallit nga salla e Kuvendit. Po tenderi?

Nuk e patën jetën e gjatë kompjuterët e instaluar me urgjencë para vendit të çdo deputeti në parlamentin shqiptar, nga ish kryetarja Topalli. Kjo “risi” që sipas Topallit e kishte origjinën në një tender të zhvilluar qysh dhjetorin e kaluar, u komentua shumë, dhe gjithnjë për keq: Si nga çmimi skandaloz i një kompjuteri të zakonshëm për nga marka dhe kapaciteti (130 mijë lekë të reja secili), ashtu dhe nga ana estetike që e shndërronte sallën e Kuvendit në internet-kafe, e që ja zinte pamjen deputetit. Pa lënë mënjanë inefiçencën e tyre në veprimtarinë e ligjvënësve. Gazeta Shqip raporton se këto pajisje do të hiqen shumë shpejt dhe do t’u dhurohen shkollave; një vendim ky marrë nga kreu i ri Ilir Meta, sipas burimeve brenda mazhorancës. Deri këtu mirë; por duke pasur parasysh çmimet, tregun dhe cilësinë e PC-ve, çka i di përmendësh çdo shkollar që mund ta pyesësh rrugës, ky tender kompjuterësh nuk ishte thjesht i panevojshëm, por edhe i dyshimtë. A do të hetohet?
a.k
Comments
Edhe une kete mendim pata qe

Edhe une kete mendim pata qe kur pashe ate shemti. Tidhurohen shkollave te larta. ndersa ♪5eshtja te hetohet dhe te pergjigjen fajtoret, sigurisht per shperdorim detyre dhe vjedhje, ne se rezultojne.

Nuk riparohet nje gabim duke

Nuk riparohet nje gabim duke bere nje tjeter. Te hetohet shperdorimi, por qe te blihen te tjere, kur keta qe jane punojne mire a keq, me duket jo ne rregull.

Nga cmimet e tregut keta
Nga cmimet e tregut keta kompjutera jane afersisht 100'000 leke me shtrenjte. Kjo e shumezuar me 140 cope i bie 1'400'000 leke, pra afersisjt 1'000'000 euro.. goxha tender per tu pare..!
po ti bere shumezimin me leke

po ti bere shumezimin me leke dhe nxorre rezultatin me euro :). nejse ngelet fakti qe jane blere shtrenjte dhe zor se nuk kane e marre nje 20.000 euroshe topalli.

Jam kurioz te di se cfare

Jam kurioz te di se cfare marke jane te kompiuterat? Cafr sistemi operativ jane?

Kompjuterat jane "acer"

Kompjuterat jane "acer" ndersa ai i kryeparlamentarit "LG" (mjafton te shihje trasmetimet nga salla e kuvendit) me shume gjasa punojne ne "Windows" .

hahahhahahahhaaaaa,vetem

hahahhahahahhaaaaa,vetem fantazia e Jozefines mund te arrinte kaq larg.Mungojne vetem pjatat,gota e veres dhe nje tende qe sekush deputet te formoje aty firmen e tij private.Kot po ia fus,pse duhen kompjuterat ne Kuvend?Nuk u shperndajne vemendjen dhe i shkepusin nga detyra e tyre fondamentale qe eshte debati?

Add new comment