Nishani shigjeton Ramën për portretin: Kryeministri që të bëjë punë dhe jo gjeste

Postuar në 17 Shtator, 2013 05:08

Në mbyllje të samitit të presidentëve të rajonit në Durrës, presidenti Bujar Nishani është prononcuar është për vendimin e mazhorancës për heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit. Nishani përmendi Kushtetutën, e cila e parashikon vendosjen e portretit të tij në zyra. “Është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij duke hequr foton e presidentit të tij. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë. Nuk është serioze. Kjo nuk është punë, është një gjest. Si i tillë nuk kërkon angazhime, lodhje, nuk kërkon fantazi, nuk kërkon inteligjencë dhe presidenti pret nga kryeministri që të bëjë punë dhe jo gjeste. Kushtetuta e përcakton qartë që presidenti është kreu i shtetit dhe Kushtetuta ia ngarkon presidentit unitetin e vendit”.

Më tej Nishani u shpreh edhe për “rivalin” e tij në kornizë: “Ismail Bej Vlora është figurë e madhe e historisë sonë, por historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet ndaj shtetit. E rëndësishme është që Kushtetuta do mbrohet në çdo rast, por sforcimet për ta vendosur presidentin si kundërshtar politik nuk janë të shëndetshme për demokracinë. Unë mendoj se shqiptarët kanë nevojë për bashkim, punë, zhvillim ekonomik. Presidenti do të jetë gjithmonë në shërbim të unitetit të popullit dhe të mbrojtjes së Kushtetutës. Për fat të mirë Shqipëria i ka të mbrojtura mekanizmat për mbrojtjen e Kushtetutës,” tha Nishani.

a.k

Comments

Submitted by Adapt (not verified) on

Shume mire beri!Edhe pse nuk e votova Ramen jam shume dakord me vendimin e tij.Ti je presidenti i Saliut dhe jo i Shqiperise.

Submitted by Bujar (not verified) on

A nuk po ben gjeste presidenti qe tregojne se ai nuk po ushtron kompetencat e tij si perfaqesues i unitetit te popullit? Pse nuk e pati kete reagim presidenti, kur ish kryetarja e Kuvendit e ka hequr me kohe e me vakt fotografine e Presidentit, pa gjest dhe pa pune?

Per mua, po ka dy pare mend ky burre, sic ka edhe mustaqe, duhet te jape doreheqjen, me tekstin e shkurt dhe te qarte: Nuk permbush detyren kushtetuese si perfaqesues i Unitetit te Popullit! Do i shtoheshin njerezit qe do ta thonin nje fjale te mire per te...

Submitted by Lleshi (not verified) on

Hik mer antikapat !

Si iu the shqiptareve per 100 vjetorin e Pavaresise ?

- Jeni mistrece dhe grindavece popull ...! - iu the !

Portreti jot nuk meriton te vihet aty ku nuk thuhet ! Zere se hoqi portretin e Esat Pashe Sali Berishe Toptanit !

Yyyt aty antishqiptare cinike !

Submitted by Gjon (not verified) on

Hik mer antikapat !

Or Llesh, mos te rafte per risk se pastaj do te kuptosh mire se çfare shkruan.

Te sulmosh te metat apo dobesite fizike te dikujt thjesht i prirur nga inati eshte me te vertete çnjerezore dhe nuk ka asnje justifikim. Turp!

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ne parim , ke te drejte ! Por per rastin kokret e ke gabim ! Eshte nje perjashtim i ligjshem !

Me mire t'i themi te verteten se eshte "antikapt" dhe te marre sherbimet e nevojshme shendetesore , se sa te vishen me te zeza nena shqiptaresh , sepse keta antishqiptare vetem kete pune bejne dhe keto pasoja sjellin !

Nuk ka asnje cudi ne keto fjale qe po them !

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Shume mire e ka thene Nishani.Rama nuk duhet te nderorje foton e Nishanit ne mur,por te nderroje direkt Nishanin,duke e shkarkuar ne parlemnet kete Ulok.Duhet te shkarkojne urgjent Ulokun e papergjegjshem qe nxjerr nga goja ato qe i thote Berisha ne vesh.Te shkakrohet ky ordiner injorant,Marionete ne duart e Beerishes,qe perfaqeson Percarjen e Popullit dhe kurrsesi Unitetin e tij.

Submitted by alban (not verified) on

Po c'president je ti more kur e quaje opoziten sikur te ishte armike e ketij vendi? Si mund te jesh ti president i te gjithe shqiptareve kur ti ke mbrojtur dhe mbron vetem interesat e pd's?

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk ka rendesi kush eshte ne foto, por ka rendesi te kuptohet qe fotoja e kryetarit te shtetit duhet te jete e vendosur. Nishani mund te jete trap dhe injorant dhe mund te kete shume te zeza, por nuk eshte se duhet rrespektuar ai por zyra qe ai mban, qe eshte zyra e presidentit. Nqs njerezit nuk jane dakort me Nishanin te jete kryetar shteti, atehere t'a heqin nga detyra duke e votuar kete gje. Duke mos rrespektuar figuren apo zyren e kryetarin te shtetit, Rama i tregon te tjereve se nuk do rrespektoje asnjeri tjeter, dhe keto te tjere mund te jene edhe ato qe e votuan (jo se e ka bere ndonje here kete).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.