Shkrimtari rus Erofeyev: “Stalini ka ngulitur gjenet e veta brenda nesh”

Postuar në 16 Shtator, 2013 06:58

Victor Erofeyev, 65 vjeç, është një nga romancierët më të shquar disidentë të Rusisë, me veprat e tij subversive që kthehen pas deri në epokën sovjetike. I ati ka qenë përkthyesi personal i frëngjishtes i Stalinit, ndërsa ai vetë me një shkollim francez ishte një disident i hershëm. Në një intervistë për Der Spiegel ai shpjegon se ndërsa Rusia po lundron larg demokracisë, gjëja më e keqe që Perëndimi mund të bëjë është ta izolojë atë.
Në lidhje me trashëgiminë komuniste, Erofeyev thotë:
“Stalini është ngulitur në gjenet tona. Ai përpiqet sërish e sërish të ngjallet së vdekuri. Mos harroni se më të mirët u vranë pas Revolucionit të Tetorit në vitin 1917: aristokratët më të mirë, borgjezia më e mirë, oficerët më të mirë, fermerët më të mirë - edhe punëtorët më të mirë. Ne, duke përfshirë edhe veten time, jemi thjesht mbetjet më të mira, nga ata që mbetën. Një komb me këto gjene është i ndjeshëm ndaj Stalinit. Stalini ka lënë shenjën e tij edhe në gjenet e mia.”
Duke folur për Putinin, Erofeyev thotë: "Kur shoh egërsinë me të cilën ky njeri padyshim i paedukuar persekuton njerëzit mendimet e të cilëve ndryshojnë nga të tijat, atëherë pyes veten se kush po na qeveris."
k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Perendimi ose pro-perendimoret ruse cdo lider dhe figure historike ruse e kontestojne, e sulmojne sikur te ishte nje monster..! Pervec Boris Yeltsinit, pijanecit &nbsp;qe e uli me poshte se kurre Rusine... Ketu shihet se sa duan te miren e ketij vendi..! &nbsp;</p><p>Rusia eshte i vetmi faktor me peshe qe mund ta beje boten pluraliste. Perndryshe do kishim 100% monizem global dhe &quot;pluralizem&quot; &nbsp;lokal...!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.