Edi Rama ka uruar ditën e parë të shkollës në... FB!

Edi Rama gjendet në Bruksel për të zhvilluar takimet e para si Kryeministër, dhe kjo vizitë sigurisht nuk ia ka mundësuar të jetë i pranishëm në ditën e parë të shkollës, ndaj, me sa duket ka zgjedhur Facebook-un për t’i përshëndetur. Ai ka nxjerrë një foto të vetën me lule në dorë në moshën fillore (shoqëruar nga e ëma ose nga gjyshja) dhe e ka shoqëruar me urimin: ““Vit të mbarë shkollor nga një ish-nxënës.”
Mediat nxituan ta publikojnë, por, ndoshta, duhet që Rama të shmanget nga praktikat e para-ardhësit që ndoshta mendoi se duke zënë “friends”-a e “fans”-a në Facebook do të mund të ishte më pranë tyre.
Aq më tepër, kur, ka shumë mundësi që urimin të mos e ketë lexuar asnjë fëmijë, dhe, edhe sikur ta ketë lexuar, ai fëmijë duhet inkurajuar që t’i ikë Facebook-ut e t’i kthehet jetës normale. Koha kur çdo mjet vlente për të krijuar votues iku, dhe tani Facebook-ët e ministrave edhe mud të mbyllen.
Fëmijët duhet ta ndjejnë kujdesin e Kryeministrit jo në Facebook, por kur hallet e tyre të shumta shkollore do të lehtësohen ca dhe kur të mos bëjnë më mësim me turne si në kohërat e fotos më sipër.
k.c.
Comments
E keni gabim;Edi eshte me

E keni gabim;Edi eshte me gjyshen e tij ,nona Veren.

Po ju pse e keni shkruajtur

Po ju pse e keni shkruajtur ...........FB

Apo mos doni qe Edi te shkoje shkolle me shkolle per te uruar?

The fotoja eshte bere ne

The fotoja eshte bere ne qoshen jug-perendimore te murit rrethues te shkolles Alqi Kondi (keshtu e ka pasur emrin atehere). Ajo godina qe zbardhellon ne sfond eshte ish-Ekspozita Kineze (me vone u quajt Shqiperia Sot). Ajo nuk duket dot nga pika ku eshte marre fotografia, sepse ne mes qendron godina e Gjykates se Rrethit Tirane (qe asokohe u ndertuar si pune dikasteri qe kishte lidhje me energjitiken. Por edhe po te mos ishte godina e gjykates, ish-ekspozita perseri nuk do te dukej nga blloku i pallateve qe u ndertuan mbi mbi nje lulishte qe dikur kishte qene edhe fushe futbolli.

Mund ta kem gabim por lulishtja filloje te zaptohet para se Rama te behej kryetari i Tiranes.

na hapi barkun me keto foto.

na hapi barkun me keto foto. ik mor andej se s'le gje private pa nxjerre ne shesh per gjoja fituar simpati. e kujt i intereson fotoja jote. atje ne maje te qeverise je, jepi e bej ndonje gje te mire.

Po Edi Rama , eshte
Po Edi Rama , eshte kryeqytetas mer malok I ndyre ! Ai cdo dite e me Shume e verteton kete , te Gjithe e Kemi Nga nje foto Te tille cdo fillim viti shkollor . Eshte pjese e kuktures familjare Dhe qytetare qe Na rrethonte ato vite . Pastaj kryeministri jone I nderuar e ka postuar kete foto ne profilin e tij personal Te fb , nuk ta futi poshte Deres , qe Na u merziske Ti , surrati jot !
Qe turp Te kesh Ti Dhe soji jot qe voten ja jepni sali bishesh , kurse te mirat I Doni Nga Edi Rama , Dhe mundesisht sa me shpejt ! Mallkuar qofshi o rrace e keqe , qe e mbytet qytetarine e ketij vendi .
Add new comment