A duhet maxhoranca ta “tolerojë” z. Berisha (si në rastin e kohës së pakufizuar të diskutimit)

Postuar në 15 Shtator, 2013 13:49

Ka qenë Mero Baze ndër të paktët e ndoshta i vetmi, që është marrë gjërësisht në editorialin e tij me faktin që z. Berisha i kanë lënë kohë të pakufizuar për të folur në maratonën 2-ditore të miratimit të programit të qeverisë. Që të miratohej kjo kohë duhej edhe konsensusi i kryetarit të grupit parlamentar të maxhorancës. Koha që iu lejua këtij deputeti të thjeshtë, tregon që për PD ai është dh emë i fuqishëm e i rëndësishëm se kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Por, z. Baze e konsideron si një padrejtësi këtë “lëshim cinik” që i bëhet z. Berisha, sepse, për të maxhoranca ka dashur ta “lërë të shfryjë” në mënyrë që publiku të identifikojë opozitën me këtë deputet të thjeshtë të PD.

“Por cinizmi për të lejuar një plak të rrjedhur të flasë broçkulla 45 minuta, duke turpëruar opozitën, duhet të mos përsëritet. Kjo është rruga më e lehtë për të qeverisur. Kjo është dhe një ikje nga përgjegjësia që qeveria e re duhet të ketë para qytetarëve. Duke stimuluar si opozitar konsensual Sali Berishën, qeveria e sotme është duke zgjedhur rrugën më të lehtë për të asgjësuar mendimin opozitar dhe për ta karikaturuar  atë në portretin e Berishës. Ky stil diskreditues, edhe pse shumë i hollë, është një ikje nga ballafaqimi normal” shkruan Baze.

k.c.

editoriali i plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/09/14/nje-padrejtesi-reale-ndaj-opozites/

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Mbase, po gjithesesi, kushdo qe te flase nga ajo parti, sa kohe qe kane ate strukture qe kane, te njejten gjuhe do kete e te njejtin mosbesim do gezoje. Pastaj, kam bindjen se kaq frymemarrje e meriton qeverisja e re :). Mendoj se alternativa del kur ajo nevojitet, dhe nderrimi i nje pushteti vjen me teper nga konsumimi qeverises sesa nga ballafaqimi parlamentar. Me duket ironike qe te pretendohet nga qeveria qe te lodhet e te rregulloje opoziten, per me teper qe ne opozite eshte po ai grup zagaresh qe mllefosen njerezit, e qe nuk po tregojne as minimumin e qytetarise. Nuk e di pse trajtohet Berisha si me i keqi, kur po te shohesh me kujdes nuk gjen kollaj ndonje qe do fliste ndryshe, ne ate grup. Me teper besoj tek ngritja e nje alternative tjeter (qe ndihmohet ne rritjen e popullaritetit te saj nga shfaqja e papertypshme e Berishes) sesa tek PD. Personalisht kam bindjen qe PD eshte parti qe e ka te keqen qe ne fillimet e saj, ne njerezit qe perfshiu (jo fasaden), ne tipat ku u mbeshtet, ne filozofine qe perdori per 20 e kusur vjet, ne injorancen shtetformuese. Ndikimi i keq i Berishes zgjati aq shume sa ristrukturimi i saj me duket pak utopi, biles uroj te mos ndodhe ndonje nderrim makiazhi qe eshte me keq. Mero, te pakten per ca kohe le te kuterbojne ashtu si jane, nuk u ka faj njeri, biles Berishistet kane patur shance qe nuk u jane dhene te tjereve (te qeverisesh perseri pas asaj "qeverisjes" se pare!)...

Ne fakt, me teper e mora si nje tallje b... nga ana e Meros.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Deri dje Berisha kishte kapur per fyti vendin tone Shqiperine ! Ndersa sot mban fort kapur per fyti PD-ne ! Ky sherbetor i serbit do te vazhdoje ta demtoje Shqiperine duke i marre frymen opozites ! Bashke me banden antishqiptare qe ka vendosur ne krye te opozites , po mban peng mijra e mijra shqiptare te ndershem , anetare te PD-se , te cilet kane interesa themelore ne ngritjen dhe perparimin e Shqiperise !

Vegla e serbit dhe e grekut Sali Berisha , kete rol do te kete sa te jete gjalle ! Eshte "limoni" me me leng dhe me i tharte nder gjirin e shqiptareve , qe derdh helmin dhe acidin e tij pa kufij ! Ceshtja eshte a do te pjelle historia ndonje poltikan shqiptar vizionar dhe patriot ne rradhet e PD-se , qe ta cliroje kete pasuri shqiptare nga kthetrat antishqiptare !

Dhente Zoti te ndodhe sa me pare !

Sa per Berishen , ne dac lereni te flase gjate , ne dac lereni te flase shkurt , bishti i qenit , bisht qeni mbetet !

Submitted by Bujar (not verified) on

Populli thote qe "budallait hapi rrugen"... Ne deri me sot e kemi kuptuar kete fjale gabim dhe i kemi hapur rrugen budallait dhe ai ka kapur pushtetin, ndersa kuptimi i sakte i saj sipas kuptimit qe i jep populli eshte qe me budallain mos bej debat, keshtu qe lere te flase, pra hapi rrugen.

Gje me te mire per te zbuluar Saliun se cfare ka ne zemer eshte ta lesh te flase!

Submitted by Andreas (not verified) on

Ore po kush me shpjegon pak, perse qesh vazhdimisht Jozefina dhe rrotullohet ne karrige per çdo gje qe ndodh ne sallen e kuvendit. Qesh kur ngre zerin saliu, qesh kur kur i  iken memoria per ça po flet, qesh kur gezon saliu se i duket se ka thene ndonje gje te zgjuar, qesh kur inatoset e skuqet ne fytyre, qesh.. qesh..qesh.. dhe vetem qesh. Mos e ka gjetur ndonje semundje e rralle? Ndonje specialist i fushes mund te na thote ndonje gje mbi keto simptoma "lumturie" 360 gradeshe?

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo pyetja jote eshte shume e veçante dhe do pergjigje nga ndonje specialist psikollog a diçka tjeter.Per mua qe nuk di shume them se ajo duhet te perjetoje orgazma kur vjell dhe jargavitet ish padroni i tyre.Ajo nga truri eshte akoma adoleshente.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ajo keshtu ka qene, pak torrollake, por ne e kemi pare me me shume stres, prej peshes qe te jep fiktivisht pushteti politik (dhe fama). Nje natyre si Berisha afron shume nga keta torrollake...i duhet ky habitat, si shume diktatore (te pa civilizuar) ne histori. Ato sjellje qe kjo ka bere, nuk do i bente nese do ishte "e mberthyer". Personalisht kam menduar gjithmone se kjo e merr ngarkesen negative prej Berishes, dhe ne mungese te tij mund te ishte edhe e kendshme (prej natyres se lehte qe ka).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.