Parlamentologji: ish-Ministri i Brendshëm ul nivelin e debatit në akuza banale mbi shëndetin

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:56

Siç edhe pritej, debati mbi programin (që mund të kishte qenë një moment për të nisur opozitën serioze) ka degjeneruar gjithnjë e më shumë në përmbajtje, për të arritur një kulm me fjalën e ish-Ministrit të Brendshëm. Flamur Noka ka akuzuar Ramën se po poshtëron shqiptarët me emërimin e Saimir Tahirit në postin që mbahej pikërisht nga ai. Sipas Flamurit, Tahiri është një gjysmak dhe hajdut kasetofonash.

 “Zoti Rama i shndërrove nga ministra në drejtorë Bashkie, pasi je i bindur se do ju shërbejnë ju dhe klientelës tëndë. Qytetarët kanë nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe integrimi. Ju i servirni shqiptarëve një ministër të Brendshëm një njeri të sëmurë, dhe që ka qenë kontigjent për hajdut kasetofonash dhe i cili shëtiste ne fushatë me banda si mundet të jetë ministër, kur babai i tij u kap për kontrabandë ilaçesh dhe evazion fiskal. Ky është një poshtërim që i bëhet policisë së shtetit dhe shqiptarëve”, tha Flamuri.

Në kundër-replikë, Tahiri u përgjigj se: “...përpiqem ta kuptoj shqetësimin e parafolësit për familjen time dhe shëndetin tim, fundja është i vetmi që ka studiuar më shumë për shëndetësi në këtë parlament. Dua të besoj se parafolësi donte te shprehte shqetësimin e tij në kuadrin e shqetësimeve që mendja e tij ka në tërësi. Unë jam shumë mirë me shëndet faleminderit”

k.c.

Comments

Submitted by sali (not verified) on

<p>Ky eshte me hajvani dhe me idioti minister i te gjithe qeverive qekur shqiperija eshte krijuar si shtet.</p>

Submitted by Elda (not verified) on

Kokrra debilit ! Tahiri Na ka ofenduar qe ka mar mundimin t'I ktheje pergjigje ketij idioti. E kam pare nje Nate Te opinion , Te shkrinte gazit me cfare thoshte . Deficent komplet !

Submitted by RP (not verified) on

<p>Muli eshte diplomuar per doktor,ka te ngjare qe eshte edhe psikolog,psikiater,psikanalist.Me punen e kasetofonave del edhe njeçike psikopat</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.