z. Rama flet pas z. Berisha, i kujton 1milionë shuplakat dhe ai lë sallën. Të tjerëve, Rama u kujton se janë me 2 koka...

Kryeministri i mandatuar, z. Rama, ka marrë fjalën pas z. Berisha, fjalë që e hapi me frazën “Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur.” Kaq ka mjaftuar, sipas medieve që raportojnë nga Kuvendi që Berisha të lërë sallën.
Rama ka sjellë shifrat e INSTAT-it për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës:
“Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu...”
Pasi u kujtoi që ata as e dëgjuan deri në fund programin e tij, Rama i akuzoi se “keni harruar, ka kohë, se ç’është një program qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim,”për ta mbyllur me “...tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë, kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën.”
k.c.
fjala e plotë:
Comments
Cdo dite qe kalon rrittet

Cdo dite qe kalon rrittet falenderimi per popullin shqiptar qe arriti te zboje nga pushteti kriminele te tille qe nuk meritojne asnje dite qendrim ne parlament sepse nga niveli dhe kultura jane akoma tek kioskat.Eshte turp qe keto mostra si sali berisha, jozefina topalli dhe derdimenet qe na bene te qeshim hidur me fjalet e tyre pa pike lidhjeje te paguhen akoma nga taksat tona...ne nje kohe kur duhet keto qelbesira te paguajne mbrapsht deri ne nje gjithe pasurite dhe vjedhjet qe kane bere. Krimineli berisha kercenon sepse ka mbrapa mafien por harrom qe populli e dhjeu ne koke... dhe qe kercenimet qe ben do ti bien ne koke te vet...kujton se po frikson njeri i frikesuari per vdekje...Falemnderit populll shqiptar qe na clirove nga nje klike grabitqare dhe idiote.

(deleted)

(deleted)

Ne parlament po asistojme ne

Ne parlament po asistojme ne nje ndeshje te dy narcizeve qe jane vene ne gare se kush ben batuten me te bukur. Dikur dilnin jashte socialistets sot dalin jashte demokratet , skenari mbetet po ai. Nese Rama ne vend te provokimeve te kishte bere nje diskutim me serioz, duke folur konkretisht mbi mundesite e realizimit te programit te qeverise se tij, do te kishte bindur shqiptaret, tashme te lodhur, se dicka po ndryshon per mire.

Pyetja qe ngeli akoma pa pergjigje, edhe pse u diskutua pa fund, mbeti po ajo: Si do te financohet realizimi i programit te qeverise, nga do te merren leket ?

Sa per batuten e shuplakave kryeministri i ri do te bente mire te mendonte se cfare mrekulli i dyfishoi votat e korrupsionit, pasi morali i ketyre zgjedhjeve del shume me ndryshe nga ai qe trumpetonte Rama nga foltorja e parlamentit.

Add new comment