82 deputetë nga 137 votojnë qeverinë dhe programin. Rama ironizon opozitën me nivelin e Universitetit “Vitrina”

Në orën 16:13 137 deputetë të parnishëm kanë nisur votimin për qeverinë dhe programin. Kryetari i Kuvendit mori prezencën: 137 deputetë të pranishëm. Votimi bëhej për dy projektvendime: Projektvendim për Programin dhe përberjen e Këshillit të Ministrave. Nga 137 deputetë pjesëmarrës, miratohet me 82 vota pro, 55 vota kundër, 0 abstenim!
Pak më parë se të votohej, Rama, akuzoi opozitën:
“Mirë kundërshtarët, po një popull i tërë si nuk i paska parë tërë ato suksese për të cilat ne akuzohemi si nihilistë?! Si ka mundësi që “recituesit” e sotëm kanë tetë vjet me këtë nivel që edhe në Universitetin “Vitrina” e kanë vështirë ta përkthejnë duke dhënë edhe lekë në dorë. (Opozita nis t’i bjerë tavolinave) Kur ju ishit forcë e tretë fituese në 2009-ën, e konsideronit veten fitues. Sot, që ne jemi forcë e parë qeverisëse, ju keni kurajon të thoni se ne nuk jemi fitues!”
k.c.
Comments
Te lumte goja Edi Rama.
<p>Te lumte goja Edi Rama. Suksese Qeverise se Re dhe te merituar.</p>
Universiteti Vitrina vs.
<p>Universiteti Vitrina vs. Universiteti Kristal: Ky eshte dallimi i vertete mes qeverise se sotme dhe asaj te djeshmes. Ne fakt, Rama pa u bere akoma kryeminister vajti e caktoi keshilltar nje klloun me diplome nga universiteti Kristal. Interesante eshte, pse ky universitet nuk permendet nga asnje pale. Dyshoj se heshtja ka te beje me diploma te blera nga eksponente te te dy kraheve, si rasti i keshill-tharit ne fjale.</p>
Po ti Sokol ku e ke marre
Po ti Sokol ku e ke marre diplomen, ne Sauk apo ne Bathoreville?
Po ti ritter po ben gati
Po ti ritter po ben gati llapen ,per na nji pune.E kupton sa i peshtir je me keto servilosje apo ja tregon komentet atyre per te vertetuar devotshmerin tende
Add new comment