Kurti vlerëson Qeverinë e Kosovës krejt në të kundërt nga “vëllau i vëllaut” të Thaçit, Rama: “më mirë ishim nën Serbinë”

P { margin-bottom: 0.08in; }
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka drejtuar akuza të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kjo nuk është as qeveri e popullit, as qeveri nga populli, e as qeveri për popullin. Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosje, Kurti e krahasoi gjendjen e sotme në Kosovë me kohën e sundimit të Serbisë, krejt në të kundërt sa Rama vlerësoi politikën kosovare,veç një ditë më parë.
Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës është jolegjitime, sepse ka dalë nga vota e vjedhur, është qeveri jodemokratike sepse e shkel ligjin, kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve, dhe nuk është qeveri e mirëqenies, por shkelëse e pasurisë së popullit.
“Qeveria e Kosovës sundon dhe nuk qeverisë. Ajo s’ka as ideale as moral, as plan e as strategji. Qeveria e Kosovës realizon interesa të ngushta vetjake, nga dita në ditë, nga java në javë, duke mos e lënë shtetin e Kosovës të jetojë e gjallërojë për të mbijetuar vetë si pushtet”, tha ai, transmeton RTK .
“Sot punësim s’ka ndryshe. Duhet ta kesh mbiemrin e duhur, Grabovci, Thaçi, Veseli, sikurse edhe mbiemrat e ngjashëm gjithandej Kosovës. Gjendja në Kosovë njëmend është e mirë për nja 4-5 për qind të popullsisë, mirëpo për vetëm kaq për qind, gjendja ishte e mirë edhe në kohë të Serbisë”, tha ai.
k.c.
Comments
“më mirë ishim nën

“më mirë ishim nën Serbinë”: e ka thene Albin Kurti kete fjale per fjale, apo eshte interpretimi qe i ben ResPublica fjales se Kurtit? Nese ka krahasuar mireqenien e 4-5%-shit nen Serbi me ate te sotmen, kjo nuk perkthehet me "me mire nen Serbi". Nese eshte interpretimi i ResPublica-s, atehere eshte manipulim fjale dhe i shtohet rasteve ku kjo e fundit po luan megafonin e "vllaut te vllaut".

shume shume i drejte ky
shume shume i drejte ky koment,pajtohem nje interpretim alla-turka meqe e ka qef Mustafa Nano kete etiketim,me shume pergjegjesi duhet per informim te drejte!!!
Jam shume dakort. Titulli

Jam shume dakort. Titulli eshte keqinformues dhe ka tendence te ule reputacionin e Albin Kurtit dhe eshte kunj gjithashtu per Ramen kur nuk ka baze per nje gje te tille ne inofrmacionin qe jepet. Albin Kurti e thote qarte qe kjo 4-5% eshte po aq mire sa ishte nen Serbine.Sic ka qene 4-5% jone shume mire nen Enver Hoxhen e u be millioner e miliarder me Salen.

Respublika mos shkruani tituj sensacionale qe nuk permbajne te verteten!

Keni shume te drejte ,

Keni shume te drejte , Alpinisti dhe Dren .

Add new comment