Lela “ngre podin” e opozitës, dhe sjell një përqasje mes “liberatorit” Berisha dhe artistit “në margjinë”, Rama

Postuar në 14 Shtator, 2013 08:12

Duket se gjithë analistët më pranë të djathtës nuk e kanë gëlltitur kollaj krahasimin e 22 marsit ’92 me 23 qershorin 2013 nga Rama. Alfred Lela në MAPO që në titullin e shkrimit të vet bën një krahasim: 22 marsi ’92 është një Big Bang historik, jo një gang bang politik (si 23 qershori).

Këtu mund të ketë argument të shëndetshëm për debat, por Lela e nis me krahasimin mes dy liderëve. Për Lelën më 22 mars ‘92, Berisha ishte “triumfator, një lloj liberatori me akses në masën popullore” ndërsa Rama “megjithëse u përpoq, e megjithëse ndoshta edhe e ka merituar, nuk mundi të bëhej aktor kryesor në ato zhvillime. Këtu fillon edhe ‘problemi’ i tij sa me Berishën e sa me ‘92-in; një peng që është zgjatur deri në 2013…”

Njollat që më pas mori historia e lëvizjes demokratike, nuk mund ta njollosin 22 marsin, thotë Lela,  i cili argumenton se historikja “personale” e Ramës apo Arvizusë, nuk mund të krahasohet me historiken “personale” të çdo shqiptari më 22 mars 1992.

Por, në fund Lela e ngre shumë lart podin për opozitën e re që braktisi Parlamentin, duke shpresuar që ta ketë bërë mbi këtë premisë: “22 marsin ’92 si moment historik të patjetërsueshëm nga narrativat zemërake personale.” Nëse po, thotë Lela, “nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta përshëndesim këtë akt që në fillim u mor për gjest.”

 k.c.

http://mapo.al/2013/09/14/22-marsi-92-eshte-nje-big-bang-historik-jo-nje-gang-bang-politik-si-23-qershori/

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

<p>Duket se gjithë analistët më pranë të djathtës nuk e kanë gëlltitur kollaj krahasimin e 22 marsit &rsquo;92 me 23 qershorin 2013 nga Rama... - shkruani ju. Une them qe eshte me e thjeshte se kaq. Keta jane mesuar te shperndajne te njejten brockull qe thote Saliu i pari. Njesoj si me shokun Enver dikur. Nuk e gelltiti Saliu nuk e gelltitin dhe keta. Duatroket Saliu? I bejn cope duart dhe keta</p>

Submitted by Terenci (not verified) on

Ushtari i mire Lela. Tingellon bukur. Edhe Lela do te haje, eshte natyrale.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Pervec mungesave te medha morale, kam vene re se ky Lela eshte njeri nga analistet me nivelin me te mjere intelektual.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ja qe z. Lela dhe gjithe ata qe flasin te nervozuar gabojne.
Ne se 22 marsi 1992, ishte bing bang historik, 31 marsi 1991 cfare ishte! Sepse 31 marsi ishte nje ngjarje me e shenuar se 22 marsi. Pra e veshtire ishte te arrihej 31 marsi, zgjedhjet e para pluraliste dhe demokratike ne Shqiperi. Me pas cdo gje dihej. Do te vinte duke zbatuar rregullat demokratike te rotacionit te forcave politike. Por me 31 mars, nje parti, pavaresisht se kush ishte ajo, e mori pushtetin, ne baze te te gjitha rregullave demokratike pushtetin. Mund te ndodhte qe ato zgjedhje ti fitonte PD. Atehere ti do te thoshe se 31 marsi 1991 eshte bing bangu historik. Pse e lidh pluralizmin me fitoren e PD, nje vit me vone, se mbase mund te kishte ndodhur 4 vite me vone ose 8, ose kurre. Do te ishte nje parti tjeter .
Keshtu me 22 mars ishin zgjedhje ne kuader te sistemit pluralist qe u vendos me 31 mars 1991. Kete date e ka fiksuar historia si bing bang te saj. Jo se dua une apo ti.
A, me 22 mars, u rrezua me vote, nje force politike qe nuk aspironte perparimin e vendit drejt Europes, mund te ishte rrezuar edhe me 31 mars, nje vit me para, apo jo? Dhe me 22 mars 1992 erdhi ne fuqi nje force progresiste, per te cilen shqiptaret shpresuan, qe do ta nxirrte vendin nga prapambetja e theksuar dhe do ta barazonte me europen. Ja, ne kete kuptim 22 marsi 1992 dhe 23 qershori 2013, jane te barabarte mes tyre, te pakten per mbi nje milion shqiptare. Sepse tani jane bere mbi nje milion. Do te vertetohet pas tre javesh ne Korce, dhe pas nje viti e gjysem ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine.
Ndersa 31 marsi 1991 ishte bing bang, eshte pak te thuash, por pike e ktheses ne historine e popullit shqiptar. Te pakten kur une e ti te mos jemi me, femijet e klases se shtate, keshtu do ta mesojne historine e Shqiperise...

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Me 22 mars 1992 shqiptaret votuan per ideale, por pa e ditur se si do te vijne punet. Dhe votimi ishte i ligjshem, pasi dilnim nga nje diktature e eger. Por, me 23 qershor shqiptaret e dinin mire se ku do te dilnin: do te largohej nga politika ai njeri qe hyri si fantazme ne jeten shqiptare pas vitit 1997, vit qe vete kjo fantazme e rregulloi ne menyren me kriminale. Me 23 qershor shqiptaret e dinin mire se ç&#39;po benin: po zhduknin nga qeverisja nje qeveri antipopullore, e cila edhe meritat e rendomta te çdo shqiptari deshi ti privatizonte, t&#39;i bente te sajat, Epo, populli nuk e hengri sapunin per djathe, siç beri ne vitin 2005. I lumte popullit shqiptar!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.