Ngjela njeh vetëm dy rrugë: “o në qeveri.... ose kundër qeverisë” dhe flet diçka për profesionalizmin në politikë të Ramës

“Unë ose jam në një qeveri, ose jam kundër qeverisë. Këtë status politik kam në shoqërinë time,”është shprehur Ngjela për Panoramën.
Ngjela është përpjekur edhe të shpjegojë marrëdhënien me Ramën,duke thënë se në Shqipëri ende nuk kuptohet dot partnershipi me vartësinë. “Unë nuk kam qenë vartës i Ramës dhe nuk do jem ndonjëherë. Kam pasur partnership dhe ai e prishi atë në momentin që erdhi në pushtet.”
Madje, moszgjedhjene tij e sheh edhe si mos-gatishmëri për të goditur korrupsionin, madje dhe jo-profesionalizëm:
“Fryma e popullit thotë se këta nuk do godasin korrupsionin. Unë nuk kam marrë ende kohë për të bërë analizën, sepse këta nuk shprehen. Nuk e kanë politikën profesion. Kur një kryeministër ose një pushtetar nuk e ka politikën profesion, është e vështirë të bisedosh. Ta bëjnë profesion dhe ta zgjidhim.”
k.c.
Intervista e plotë:
Comments
Jam kurioz, Ngjela, i lexon

Jam kurioz, Ngjela, i lexon me pas ato qe ka thene? Me cudit ndonjehere qetesia qe ka kur thote gjera qe nuk lidhen me asnje sistem referimi vlerash; shume antagonizem ka mes formimit qe ka dhe budallalleqeve qe leshon ndonjehere (ne pergjithesi e leshon veten kur flitet per post qeveritar).

Edhe pse mund te duket si pa thelb, i duhet kujtuar avokatit se pushteti egzekutiv, ne kete sistem te cale, ka paksa lidhje me ndikimin politik ne elektorat. Zeri i tij do me pelqente ne parlament, por keto sjellje te tij ndaj pozicionit qeverises, te bejne me teper te mendosh se nuk e meriton (pervec peshes elektorale), sesa te kunderten.

Mbaje veten Avokat, dhe kujto qe njerezit te kane qejf deri ne momentin qe mendojne se i sherben te drejtes, por u sherben edhe atyre, jo thjeshte vetes. Mundohu te gjesh hapesira ku te behesh i vlefshem, ne shoqeri e ne politike, por mos u sill si ata aristokratet disabrezesh, te shfronesuar pa te drejte... populli thote qe hija e mengjesit nuk eshte meter i mire.

Avokat, je mbyt ne borxhe ti

Avokat, je mbyt ne borxhe ti o vlla, me ate cunat e Rruges se Durresit, ta dim hallin. Por para se te besh parimorin e kulluar, ki parasysh qe Rama ka bere per ty shume me teper se c kini bere ju per Ramen. Ju jeni te gjithe nga lagjia "nem", nuk e dini fare ku bie lagjia "jap". Po sigurisht njihni mire Rrugen e Durresit sic thame

Po, po! Ti e kishe profesion

Po, po! Ti e kishe profesion politikën ndaj si kryetar i komisionit parlamentar për ngjarjet e '97-tës, hartove atë paçauren, përmes së cilës bëre të pamundurën t' i shpëtoje prapanicën antishqiptarit Sali Berisha.

Posi, posi! Ti je politikan i hollë. Po të dhanë post, je me të; s'të dhanë, je kundër. Ti e do shumë Shqipërinë, lekun dhe seksin e dobët. Sa shumë do të duheshin ca para tani, për shlyerjen e ca detyrimeve që ke lart e poshtë!

Ngjela e ka politiken

Ngjela e ka politiken profesion dhe ngaqe eshte kaq i zoti ne kete fare profesioni nuk fitoi as vota per nje mandat deputeti.

Sa te medhenj jane keta

Sa te medhenj jane keta militantet ketu siper ^^^. E ngriten ne piedestal avokatin, tani te paret qe e hedhin poshte.

Ore cuna, po kryetareve te partise u thoni ndonjehere gje mo apo jo?

Albi, duhet te mesosh qe te
Albi, duhet te mesosh qe te flasesh kur ke ndonje gje per te thene, jo te flasesh se duhet thene ndonje gje (ose shqip- po ja fut kot). Nese merr persiper te denigrosh persona, lodhu e gjej argument; nuk eshte argument fakti qe te vjen nje pordhe, dhe e ben.
Kot tashti po them edhe une,

Kot tashti po them edhe une, po mor zoteri pordha kur te vjen do e besh se nuk mbahet. Ja edhe zotrote ate pune ke bere me pordhen tende je munduar te mbulosh pordhen e atij me siper. Ndershmerisht fare e do ti, ja edhe une sapo e leshova nje......

Ti daje, me gjueti pordhash

Ti daje, me gjueti pordhash merresh? Fole ndonje gje edhe per temen, se keshtu e do zakoni. I shkrova Albit se perdori cilesime te pa motivuara...po nejse.

Tamam Skelaro, u pa puna,

Tamam Skelaro, u pa puna, futja pordhes u bo kjo pune. Si duket e terheq avokati fort......

Avokati ka harruar diçka,

Avokati ka harruar diçka, idiotësia popullore ka dhe një emër tjetër, quhet «opinion publik». Nëse avokati e ka varë torbën ke gozhdi i opinionit publik, koha e tij për të bërë analizën do jetë një çikë si tepër e gjatë. Drama e madhe e këtij vendi është që nuk kemi sharlatanë cilësorë, të një farë niveli, po mashtrues të vegjël si puna e Ngjelës.

PO RRI URTE O AVOKOT! ISHE

PO RRI URTE O AVOKOT! ISHE KRYETAR I KOMISIONIT PARLAMENTAR PER HETIMIN E NGJARJEVE TE '97. ÇFARE NXORRE, ÇFARE ZBULOVE? ASGJE, ASGJE, AS NJE GJE!!! VEÇ "U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI"...

PO PSE O BURRE, KAQ TE AFTE E DI VETEN? KORUPSIONI O LUFTOHET ME TAKUN MINISTER DREJTESIE OSE NUK LUFTOHET FARE? ME MODEST, TAK DJALI, ME MODEST... MATU ME HIJEN E DREKES SE AJO E MENGJESIT TE GENJEN O TAK DJALI!

TANI NUK TE MBETET GJE TJETER VEÇ TE MARRESH NJE "ÇIMKE" TJETER E T'JA FUTESH SALES PRAPE, SE RRUGE TJETER NUK TE KA MBETUR...

E pritshme qe Ngjela nuk ka

E pritshme qe Ngjela nuk ka marre postin qe ka pritur! Ka qene i zoti te siguroje rreth 2500 vota cka eshte shume pak, per te qene me vlere efektive ne kete koalicion. Forca qendron tek aftesia per te mbledhur vota..! Plus eshte edhe origjinal(kryenec) dhe Rames nuk i sherben me ne pozitat e sotme qe eshte ai. Ne opozite Rames i eshte dashur nje ze i forte intelektual, ndersa ne pushtet nuk ka nevoje por kontestime, po vec per bindje...

E vetmja gje qe eshte per te ardhur keq eshte qe pse keta persona (Ngjela, Topi, Gjinushi..etj) qe kane treguar moral ne politiken e viteve te fundit nuk jane te zote te mbledhin vota.. Nga ana tjeter personazhe si Ilir Meta, Mark Frroku ...etj (te perfolur per afera korruptive, kriminale) jane jashtezakonisht popullore(me vota) dhe sa me teper te perfliten per keto afera aq me teper fuqizohen.. Dhe pastaj behen edhe me te admirueshem per publikun..per lideret e partive te medha..qe i kane akuzuar me pare per aferat e tyre!

Duket qe Meta, Frroku ... etj e njohin shume me mire psikologjine e votuesit se sa Ngjela, Topi, Gjinushi ..etj..! Psikologjine e atij votuesi "qe priti rrallen me edukate dhe durim" per te shijuar nje cope nga torta e 100-vjetorit te pavaresise... !

Ndersa Ngjeles, Topit dhe Gjinushit... thjesht u ka ikur koha ne realitetin e ri..!

Add new comment