Ndryshime në simbolikën kushtetuese dhe në interieret e brendshme të selisë së Kryeministrisë

Postuar në 13 Shtator, 2013 09:31

Ndryshimi i parë që do të prezantohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryeministri i ri i vendit Edi Rama do të jetë pamja e sallës së mbledhjeve të këshillit të Ministrave, por dhe e logos që do të vendoset në këto salla. Kreu i ri i qeverisë, Edi Rama ka vendosur ta heqë logon që kishte vendosur paraardhësi i tij Sali Berisha, e cila kishte shqiponjën të verdhë me sfond të kuq, për të vendosur logon e re me shqiponjën e zezë, të vendosur mbi një sfond të kuq. Pra do të ketë një ndryshim radikal në logon e kryeministrisë jo vetëm për sa i përket ngjyrës së shqiponjës dykrenare, simbolit tonë kombëtar, por dhe elementëve të tjera të deritanishëm që kanë shoqëruar këtë shqiponjë, që është përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sfodi i vendosur, si dhe mënyra e qëndrimit të shqiponjës. Kështu për tetë vite me radhë kryeministri Berisha ka mbajtur në sfond, në sallën e mbledhjeve dhe kudo si logo të kryeministrisë shqiponjën e zezë të ngjyrosur me të verdhë, e cila ka krahë të lëshuar. Asokohe ka pasur shumë akuza ndaj Berishës për ngjashmëri me shqiponjën e përdorur në flamurin e Bizantit dhe për më tepër që ka ngjashmëri me shqiponjën e përdorur në flamurin serb, si simbol i serbëve. Ndërkohë që shqiponja që do përdoret si logo e kryeministrisë nën qeverisjen e Ramës pritet të jetë e zezë, në sfond të kuq si në logon e Kushtetutës.

Ndrishime të mëdha do të ketë edhe në ambientet e brendëshme të Kryeministrisë, ku janë mobilizuar dy përfaqësuesit e PS-së, Artan Lame dhe Artan Shkreli dhe 20 punëtorë. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se çdo element i sallës së katit të dytë të godinës së Kryeministrisë është duke u ndryshuar. Po kështu do të ndryshojnë dritaret, të cilat janë lyer nga jashtë në ngjyrë të errët; perdet, që nuk do të jenë më jeshile; ngjyra e murit;  parketi i drurit, ku do të shtrohet një tapet i ri, i cili do të kombinohet me ngjyrën e tavolinës dhe të letrës së murit etj.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kryeministria duhet te kthehet ne nje ikone, dhe jam i mendimit qe duhet te zgjidhen njehere e pergjithmone si simbolet ashtu dhe dizinjimi i brendshem. Nuk e ve ne dyshim qe Rama do ta beje bukur. Mendoni sikur cdo kater apo tete vjet kjo te behej ne ndonje kancelari te europes apo ne shtepine e bardhe! Jane shume gjera qe na lene zbuluar me domethenjen e puneve se si jane mardhenjet tona.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.