Profesorët Gurakuqi dhe Bakalli për fjalimin e Ramës në Parlament: Motivues, me koncepte të stilit britanik qeverisës

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:30

Gazetari i Zërit të Amerikës Ilirjan Agolli, jo si gjithë kolegët e tjerë të tij që kanë pyetur politkanët për fjalimin plot kritika të kryeministrit Rama në Parlament, ka dashur të dijë se ç’mendojnë intelektualët e pavaruar për këtë fjalim. Ai u ka drejtuar mikrofonin për këtë dy profesorëve të njohur, Romeo Gurakuqi në Institutin e Historisë Bashkëkohore dhe Gilman Bakallit, profesor të Shkencave të Komunikimit.

“Rama renditi një seri konceptesh të stilit britanik të qeverisjes, ishte një ligjërim që tregoi angazhim serioz në rindërtimin e shtetit, ligjit, rendit dhe europianizimit të Shqipërisë, thotë Gurakuqi. Megjithatë, theksoi ai, kryeministri nuk foli për reformën konstitucionale, ku do të bazohet ky stil i ri qeverisjeje. Ai thotë se fjalimi i zotit Rama ishte fjalimi i një europianisti të bindur, por mungonin elemente të një distancimi më të qartë me diktaturën komuniste dhe pasojat e saj në Shqipëri. Zoti Gurakuqi thotë se krahasimi i 22 marsit 1992 me 23 qershorin e sivjetëm ishte i papërshtatshëm, po ashtu si edhe mohimi i disa rezultateve të dukshme në qeverisjen e tetë vjetëve të fundit, por gjithsesi nuk janë shkase të mjaftueshme që opozita të braktiste sallën e parlamentit.

I këtij mendimi është edhe profesor Gilman Bakalli. Sipas tij, fjalimi i parë nuk merrej me detaje, por është një fjalim motivues, mobilizues dhe pa fyer askënd ai preku të gjithë problemet e shoqërisë. Zoti Bakalli thotë se fjalimi preku gjithë temat që shqetësojnë sot Shqipërinë, por ndoshta disa shtresa shoqërore pritën të dëgjonin më qartë premtimet ndaj tyre si të përndjekurit politikë dhe pronarët.

Të dy studiuesit shprehën një optimizëm të matur sa i takon bashkëpunimit në të ardhmen mes pozitës dhe opozitës.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Gurakuqi thotë se krahasimi i 22 marsit 1992 me 23 qershorin e sivjetëm ishte i papërshtatshëm, po ashtu si edhe mohimi i disa rezultateve të dukshme në qeverisjen e tetë vjetëve të fundit, por gjithsesi nuk janë shkase të mjaftueshme që opozita të braktiste sallën e parlamentit.

Ky element eshte i rendesishem per emancipimin e politikaneve tone. Secili lider kur vjen ne pushtet mohon cdo gje nga paraardhesi i tij, bile mohon edhe cdo gje nga paraardhesit e paraardhesit te tij pavaresisht se ata ishin nga partia te cilen ky drejton sot. Cdo gje eshte zero, cdo gje duhet te fillohet nga e para dhe per kete do te mendoje vetem lideri i ri i cili e sheh veten si te pakontestueshem.. Pasojat e ketij mentalitet vijne me vone sic edhe i kemi pare ne te kaluaren. Edhe demokratet ndjehen te poshteruar sepse e kane vendosur veten ne piedestal dhe kane marre (me deklarata) me teper pergjegjesi se sa i ka takuar..

Pra, secili e konsideron veten nje Skenderbe per kete vend dhe pastaj ....                                                                     Te pakten te shohin eksperiencat e vendeve te zhvilluara.

Nje fjale e urte thote qe  i mencuri meson nga gabimet e te tjereve, ndersa me pak i mencuri meson nga gabimet e veta, kurse ketu as nga gabimet e veta nuk po mesojne...

Submitted by Ritter (not verified) on

Ha ha ha, po nxitojne te kalojne ne barken e PS-se, sidomos tani qe UET-i po rrezikon falimentimin dhe Naimi po kerkon bleres...me mire vone se kurre Gurakuqi e Bakallli.

Submitted by Anonim (not verified) on

Per cfare suksesesh e ka fjalen Gurakuqi....per katastrofen urbane apo per katastrofen ambjentaliste, apo per karastrofen ekonomike qe do dale edhe me shume ne drite pas auditimin nderkombetar qe qeveria ere ka ndermend te beje...apo mos quan suksese koncensionet dhe supervjedhjet nga familja kriminele berisha....apo mos quan suksese vrasjen e demoinstruesve dhe model zhvillimi ekonomik Gerdecin, apo suksein e madh te diplomacise berishiste (idioto-inkompetente) te mbushur me llojlloj budallenjsh qe jane kusherinj, e bija, bij te shebetoreve te kriminelit berisha...apo quan sukses te dukshen drejtesine berishiste....apo quan sukses te dukshen vjedhjen e votave dhe marrjen me dhune te bashkise se Tiranes, ku u vendos nje debil qe po e ben Tiranen persei si ne kohen e kioskave....

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Gurakuqi mire, po Zoti Bakali c ne? Apo e ka me Jozefinen, ha ha ha, jane pak a shume njelloj, vetem se Jozefina eshte kaurre dhe Bakalli jo.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Profesor Bakalli eshte njeri i nderuar, urte e bute e plot tiganin thone andej nga anet tona.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.