A jemi njerëz me bisht?

Për një kohë shqiptarëve u duhej të luftonin me ata që i quanin ‘njerëz me bisht’, por çfarë ka ndryshuar prej këtij përshkrimi racist tek përshkrimi i sotëm i ekzotikëve të fundit të Evropës? A jemi vërtet ende ekzotikë dhe aq të paparë sa të jemi objekt kureshtjeje?!
Pyetjet i ngre gazetari Vladimir karaj ne te perditshmen MAPO. Dhe pergjigjet nder te tjera: "Përtej faktit që këto shkrime do të sjellin turistë të etur për aventura askush që është lexues i rregullt i tyre (shqiptarët të paktën) nuk mund t’i shpëtojë bezdisë që lexon për të kush e di satën herë një shifër tjetër për bunkerët. Për shembull në një shkrim të këtij viti të Jonathan Knott në The Guardian ishte më shumë se 500 mijë, për Tim Neville në Nju Jork Times ishin 750 mijë dhe po të hulumtosh të tjerë numra do të dalin. Dhe sigurisht të njëjtën bezdi do ndjesh kur shkruesit ndalen në mënyrë të përsëritur te stereotipe të tjera (hajdutë makinash dhe një vend njerëzish të armatosur deri në grykë) pjesërisht të vërteta. “Mirësevini në Shqipëri”, shpalli udhërrëfyesi ynë malazez Semir Kardoviç, duke bërë shenjë sikur qëllonte me pushkë”, shkruante në reportazhin e tij të marsit Tim Neville (Nju Jork Times). Gjasat janë që në Shqipëri ka njerëz që gjuajnë apo zotërojnë armë po aq sa në Malin e Zi fqinj dhe ndoshta më pak se në Teksas, por përshkrimi në të dyja rastet nuk do të ngjiste aq mirë sa për shqiptarët. Sigurisht përtej gjithë kësaj një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve, edhe pse rrotullohen në masë të madhe rreth gjakmarrjes, burrneshave, bunkerëve, maleve, kullave dhe temave të ngjashme si prej më shumë se 200 vjetësh, kanë brenda edhe mjaft vërtetësi e përjetime. “Është më e lehtë të gjesh një Zanë Mali, sesa një autobus në orar”, shkruhej në The Guardian në një prej këtyre reportazheve të fundit, çka është e vërtetë dhe nuk është se lë të dukemi si “njerëz me bisht”. a.n.
I plotë:
http://mapo.al/2013/07/31/njerez-me-bisht-dhe-a-po-velemi-me...
Comments
Termi "Bisht" perdoret ne
<p>Termi "Bisht" perdoret ne menyre figurative si metafore, jo si bisht ne kuptimin anatomik te fjales.</p>
Shume faleminderit per
<p>Shume faleminderit per sqarimin se nuk e dinim o i ndrituri dijetar.......</p>
varet se nga eshte
<p>varet se nga eshte bishti,perpara apo mbrapa.Po e kane per perpara eshte reklame e zgjedhur,do na mbyse turizmi.Keto paragjykimet dhe legjendat e stereotipeve jane shabllon per tere boten.Psh australianet kercejne si kangure,kinezet hane nga mengjesi ne darke vetem oriz me pinca kirurgu,ruset pijne vodke edhe kur s'u pihet,napolitanet shesin ora fallso,francezet jane tangerlliksa,turqit garipa,greket me pantallona treçerekeshe,brazilianet s'merren vesh se jane gra apo burra apo te dy bashke,etj.</p>
Add new comment