Berisha ankohet për ...retorikë kundër opozitës. "Të gjithë në këmbë" - thotë në FB

Postuar në 11 Shtator, 2013 13:23

Pasi ka dalë nga salla plenare, ish- kryeministri Sali Berisha foli për gazetarët, duke thënë se Rama e nisi me një retorikë të ulët ndaj opozitës. “Këtu në vend të programit ne dëgjojmë një retorikë të ulët, një retorikë banale kundër opozitës, sikur ai të ishte opozitë dhe ne të ishim në qeveri. Programi është fund e krye një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare, e cila nuk ka asnjë kosto brenda, asnjë buxhet. Të vetmet shifra që do gjeni në program janë 300 mijë vende pune pa asnjë kosto. I ashtuquajturi program nuk ka as 100- ditësh, të cilat avulluan me vapën e gushtit. Me sharje e fyerje ndaj opozitës aktuale mendon se do mund të kapërcejë premtimet alla- Papandreu, me të cilat mashtroi dhe i mori votën shqiptarëve,” tha Berisha.

Më pas në FB, Berisha e shtoi dozën e kërcënimeve.

“Demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, këta janë neobllokmenët, të mbushur me urrejtje dhe vetëm urrejtje të etërve të tyre. Ne jemi këtu të gatshëm për çdo qëndresë, çdo sakrificë! Të gjithë jemi dhe do të jemi në këmbë!

Të dashur miq, sharje, urrejtje dhe poshtërime ndaj opozitës dhe popullit opozitar, ky është programi i Edvin Kristaq Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet. Ne jemi dhe do të jemi për çdo qëndresë, për çdo sakrificë, për të mbrojtur vlerat e lirisë nga bijtë e etërve mizorë!”. a.n.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Te nderuar miq, lexues dhe komentues! Qe ne kemi pasur nje kryeminister si Sali Berisha 8 vjet, ka qene fatkeqesi e madhe kombetare. Qe ne kemi nje PD, eshte fatkeqesi kombetare. Shumica e asaj pjese te popullit shqiptar qe e perkrah, duket se vone do ta kuptoje ku e çon mushka, duke qene perkrah nje te keqeje kombetare. Nje gje eshte e sigurt: Sali Berisha do te vijoje te jete nje e keqe e madhe dhe pengese serioze per çdo qeveri. Shihni dhe kercenimet: ato jane thirrje e qarte per kryengritje dhe duhen marre seriozisht si kercenim real per demokracine, per popullin shqiptar, per shteti. Por nuk ke ç'te besh: kjo ka qene gjithe rruga e "lavdishme" e Sali Berishes dhe e PD-se. Mjere demokracite qe kane dhe kane pasur ne krye njerez dhe forca te tilla politike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ik o moster

Submitted by Genti (not verified) on

Ky hale na mori ne qaf per 20 vjet. Ngrihuni thote se mos mi marrin parate qe kam vjedh per tete vjet.

Submitted by matteo (not verified) on

Po mire Njeri qe ka rrjeshur me vakt dhe nuk arrin te kuptoje se demokracia e ka te vetin nderrimin e pushtetit, po ata te tjeret, qe populli i ka zgjedhur dhe i paguan per te bere shtet ne sherbim te qetetareve, si rrine si tutkune e i binden ende nje te marri qe s'ka me asnje pushtet?! Ku do ta coje kjo mushke e ngordhur PD-ne, qe e mban veten aset i madh kombetar? E mban veten si te tille, se , po qe per 3/4 e populli, ajo ka qene e, sic duken bathet e priftit, do te jete nje e keqe kombetare, qe do te na mbaje zvarre edhe per shume vite. Mblidheni mendjen pasues te PD-se!

Submitted by Saimir (not verified) on

Shyqyr qe populli e votoi JASHTE e POSHTE nga karrigja kryeqeverisese. Rama te mbnaje gjakftohtesine dhe ta trajtoje si e meriton, kete e te gjithe ish-zyrtaret e tjere . Nese ka prova te nxirren para ligjit, nese flasine pergojojne ti gjobise njelloj se veproi Berisha, Malltezi, Ckelzeni, e te tjeret.

Ne rast se kane bere te mira ti permenden ashtu si krimet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.