Sa të kem jetë, asnjë bashkëpunim apo komunikim me Sali Berishën - thotë Topi

Postuar në 11 Shtator, 2013 02:56

A mos duhet të kishit qenë më agresivë gjatë fushatës? - e pyet gazetarja Ilva Tare, Bamir Topin dhe ai përgjigjet:

"Në politikë njeriu i ka sfidat të tilla që s’mund të parashikojë gjithmonë rezultate shumë të mira, por jam i lumtur në një sens tjetër, jam i lumtur që parlamenti shqiptar ka 140 gra dhe burra më të zotë se unë, këtu i referohem Ciceronit dhe jam realist dhe aspak ironik. Të gjithë kanë deklaruar se këto zgjedhje kanë qenë në standardet më të mira, janë certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare...".

Megjithëse thotë "nuk jam ironik" së paku dy nga këta 140, duken ndryshe pak më poshtë gjatë intervistës: "Sa të kem jetë, unë nuk do të kem bashkëpunim apo komunikim me Sali  Berishën. Fakti që sillet ende si Kryeministër, duhet të bëjë kujdes sepse nuk është një dramë. Uroj të mbajë fjalën dhe të lirojë vendin dhe të mos trazojë ujërat. Ne jemi çliruar, jo unë personalisht, qytetarët janë më të lirë për të zgjedhur. Atë vazhdon ta mundojë fakti që nuk është protagonist, do të mbajë të njëjtat kontakte me publikun. Ne qytetarët e Tiranës kemi një shprehje” Kush është mësu, nuk rri pushuar!

Dhe për Topallin: "Ka qenë një drejtim mizerabël, drejtim shumë i dobët, aspak në kulturën qytetare, një servilizëm politik. Një trajtim gati gati halabak ndaj opozitës. Parlamenti u vendos në kontroll të saj, nuk ka pasur ndonjëherë drejtim më skandaloz..." a.n.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>bravo bamir topi je nje burr shteti &nbsp;un jam i majte po per ty votoj si kryetar bashkie tiran ....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.