Ne jemi një popull që flemë, pa nerv. Ndryshimi? Kur të dëgjojmë lajme si ato në Kroaci, - thotë Agron Llakaj

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:13

A ndikon humori që të rrisë ndjeshmërinë sociale? Psh, t’i bëjë njerëzit që të ngrihen ndaj një padrejtësie? - e pyet gazetarja Entela Resuli e Ditës aktorin e njohur të humori Agron Llakaj. Dhe Llakaj përgjigjet: "Për fat të keq, jo dhe këtë e ka treguar koha. Vetëm pak ditë më parë ishte rasti i karburantit ku njerëzve në çdo dhjetë mijë lekë karburant u vidhej një mijë lekë. Dëgjuat të ngrihej ndonjëri nga ata që marrin naftë dhe benzinë? Askush! Ne jemi një popull që flemë, pa nerv. Po thirri partia, në shesh i ke...Tranzicioni mua më kapi 30-vjeçar. Unë nuk mund të mohoj ndryshimet që janë bërë, por unë do të thoja që, sa më pak turmë dhe sa më shumë qytetarë, aq më shpejt vendi ynë zhvillohet. Nëse ne do ishim më qytetarë edhe politika që drejton do ta kishte shumë të vështirë të sillej me Shqipërinë si mall për pazar..."

Më tej përmend modelin kroat të ndëshkimit, ku u arrestua kryeministri Sanader: "...Ndryshimi do të fillojë kur dikush duhet të përgjigjet për abuzimet e vjedhjet dhe jo kur të fillojnë këta që erdhën në pushtet të shkruajnë emrin te milioneret e rinj. Kur të dëgjojmë lajme si ajo që ndodhi në Kroaci, atëherë do të na rritet besimi se Shqipëria po ndryshon" a.n.

http://gazetadita.al/berisha-im-nuk-del-ne-pension-ne-politi...

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Thuajeni shqip o njerez: kur Edi Rama te arrestoje Sali Berishen!

Dhe mos beni lojra fjalesh duke shtuar qe s'e ka ne dore Rama por prokurori. Po t'i doje b... Rames e tund nga veshet prokurorin ne nje vend si i yni.

Submitted by koco (not verified) on

Ke te arrestoje me pare Rama?  duhet te filloje nga deputetet e vet njehere. nga xhafat , ben ahmetajt me shoke. Dale dale se do degjoni cudira me RTSH. aty do ta kuptoni se sa i kapur eshte Rama dhe si.

Submitted by rebeli (not verified) on

Shqip;kur Rama te kape matufin plak per veshi e ta çoje tek vendi.E me radhe sipas fajeve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.