Lëviz prokuroria e Llallës: Ndërtimet pa leje, liçensat e Bulqizës, 85 mln eurot e munguara të Taçit

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:53

Me gjasë ka qenë frytdhënës takimi i Edi Ramës me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla pas fitores së të majtëve në zgjedhjet e 23 qershorit. Nga ana e prokurorisë po vihet re një “mobilizim” në shumë sektorë njëherësh, ku ra në sy aktiviteti i shtuar dhe qarkoret e posaçme lidhur me ndërtime pa leje, pronarët e tyre dhe autoritetet vendore që i kanë toleruar. Ndërkaq, me urdhër të kryeprokurorit dhe shefit të akuzës në Tiranë, task-forca ka rihapur hetimet për lejet minerale në Bulqizë të dhënë nga METE, për çka ish ministri Dritan Prifti është thirrur në prokurorinë e Tiranës pak ditë më parë. Është fjala për një sipërfaqe minerare në Bulqizë e cila me firmën e Priftit nga një subjekt privat i ka kaluar një tjetri në vitin 2010.
Nga ana tjetër, mësohet se task forca e prokurorisë së kryeqytetit u është drejtuar homologëve amerikanë me një letër porosi për të pyetur drejtuesit e bankës amerikane që ndodhet në Teksas, për arsyen e mostransferimit nga kompania “Vetro Energy”,  e garancisë bankare prej 85 milion eurosh për privatizimin e Albpetrolit. Dëshmia e drejtuesve të kësaj banke (American Chartered) do të ishte një provë tepër e rëndësishme për vazhdimin e hetimeve, ndërkohë që edhe roli i konsulentes amerikane Patton Boggs ka qenë tepër i dyshimtë.  

a.k

Comments

Submitted by N. Shabani (not verified) on

<p>Mos u lodhni shumese mbas &quot;Vetro Energy&quot; fshihet taci me Shkelzen Berishen por nuk kishin si ti transferonin parate se po e ndiqte FBI se behej fjale per pastrim parash. Mbasi nuk i pastruan parate qe kane ne Qipro nuk mund ta depozitonin&nbsp; dot shumen e 85 milioneve, kurse Albpetrolin po Sali Berisha e vodhi duke e bere ne copa letre pa vlere. Prokuroria duhet te punoje qe ti kthehen popullit keto pasuri nentokesore te vjedhura nga ish qeveriaret e Berishes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.