Vdekja false e 70 vjeçarit, dhe një pickim për shoqërinë që kemi ndërtuar

Historia e A1 Report ditën e sotme, me personazh 70 vjeçarin Hajdar Lila me origjinë nga Kruja, është komentuar gjerësisht në rrjet. Lila vendosi të shpallet vetë i vdekur vetëm që të afërmit e tij ta kujtonin e ta vizitonin. 70-vjeçari afishoi vdekjen e tij në mur, menjëherë pas ditëlindjes jubilare, për të parë a do kujtoheshin miqtë dhe të afërmit, të cilët i kujtonte me para dhe dhurata sa kohë që ishte emigrant në Kanada dhe punonte. Prej katër vitesh kur u kthye, pakkush e vizitonte. Kjo histori është zbatim real i skenarit të filmit të shkurtër “Vdekja e gjysh Trifonit”, nga i cili Lila mbase ka huazuar idenë. Por nga ana tjetër, 70-vjeçari tha për A1 Report se ka bërë gati edhe varrin e tij, prej 22 vjetësh madje, dhe në ceremoninë e vërtetë mortore nuk dëshiron të marrë pjesë askush, përveç bashkëshortes së tij dhe varrëmihësit.
Në mos për gjë tjetër, publikimi i kësaj historie le të shërbejë si kujtesë për shoqërinë materialiste, cinike dhe individualiste që kemi ndërtuar.
a.k
Comments
Kush e Verifikoi Historine

Kush e Verifikoi Historine e Hajdar Likes ? Mbase Hajdari eshte i Lajthitur ?

Kjo qe thuhet ketu eshte e "verteta" e tije.

Historia e tije duhej /duhet hetuar ,

Pse u kthye nga kanadaja? u kthye vetem apo me te shoqen? Punonte apo jo ne kanada? Si vajti ne kanada? ( ka shume mundesi te kete bere bashkim familjar me femijet qe kane aplikuar dhe kane fituar per te emigruar ne kanada)Pretendon se u ka nisur para te afermeve ne shqiperi, A eshte e Vertete kjo ?Mbase eshte Plak Grindavec qe ja u ka nxire femijeve dhe gruas ne kananda ? Mbase e ka pas mendjen per tu tundur e shkundur ne kanada .

Ky hajdar Lila qenka lathitur

Ky hajdar Lila qenka lathitur fare ! Cfare njerezish kerkon ky ? Ku ka njerez sot ? Sot ka vetem qenie gjithçkangrenese ! E perse ta hane Hajdarin kur , ai eshte i plakur dhe nuk ka asnje vlere ushqyese ? Une habitem cfare kerkon ky !

I them hajdarit te rri urte dhe te mos ndihet , sepse ka edhe me keq ! Ka edhe te te vijne qeniet gjithçkangrenese dhe te perfundosh ne hell ! Sepse eshte bere pak veshtire edhe ceshtja e ekonomise ! Prandaj , Hajdar , prite me burreri vdekjen , pasi njeriu vdes "vetem" dhe mos u ndiej !

E di ti mor hajdar se kjo qe ke bere quhet "proteste" ? Proteste ndaj shoqerise gjithçkangrenese dhe ndaj shtetit te saj ?

Mos merr guximin te besh gjera te tilla here tjeter , se te "HENGREM" ! Yyyyt aty Njeri sapiens homosapiens , specie ne zhdukje !

Hej, me hajer, cfare s'po

Hej, me hajer, cfare s'po bejne robt qe te dalin pak neper gazeta e media dhe te rojne 5-minutshin e lavdise...

Add new comment