Agron Tufa: Rama duhet të realizojë dekomunistizimin e shoqërisë

Mazhoranca e majtë mund të kalojë brenda shtatorit një provë të fortë në parlament.
Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka deklaruar se shumë shpejt do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë projekligjin për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Tufa e ka bërë deklaratën dje gjatë emsionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, i ftuar bashkë me 5 personazhe të tjerë të jetës publike, për të analizuar përbërjen e kuvendit të ri.
“Meqënëse zoti Rama ka deklaruar se do kryesojë qeverinë më të mirë në 100 vjet të shtetit shqiptar, atëherë unë po e vendos në një provë, duke i kërkuar dekomunistizimin e shoqërisë Shqiptare – të miratojë ligjin për lustracionin”, ka deklaruar Tufa.
Tufa shtoi se drafti i hartuar është gati dhe është marrë për model ai i Gjermanisë Lindore, i cilësuar modeli më i mirë. “Janë bërë disa ndryshime nga drafti I kaluar, që mendojmë se ishin të nevojshme”, sqaroi Tufa gjatë emisionit.
Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri, nuk është bërë e mundur hapja e dosjeve që synon pastrimin e klasës politike por edhe të fushave të tjera nga lidhjet me nëntokën e nomenklaturës komuniste. Përpjekje në këtë drejtim nuk kanë munguar, por klasa politike shqiptare gjithnjë ka nxjerrë një problem. Duket se për Edi Ramën, kryeministrin e 33-të në histrinë 101 vjeçare të shtetit shqiptar, kjo do të jetë vërtetë një provë reale dhe nëse ai e realizon do jetë pikërisht ai që do futet në histori si politikani që realizoi dekomunistizimin aq të kërkuar. Tufa e argumentoi këtë edhe me faktin se Rama nuk ka probleme me numrat dhe me fuqinë e mazhorancës që kryeson kështuqë, sipas tij, nuk ka justifikime.
Në qoftë se kjo inisiativë e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit materializohet, ndoshta nuk do të lodhemi më me hamendjet nëse aksh kandidat për president apo ministër, nëse aksh analist apo aktivist shoqëror ka qenë informator i Sigurimit…
E.Zaloshnja
Comments
Te njesosh luften kunder

Te njesosh luften kunder komunizmit me hapjen e dosjeve (dhe kjo pas 20 vitesh), kesaj i thone ta hash kot buken si drejtori i atij instituti, or tunjatjeta!

O iluminist, Tufa nuk po

O iluminist, Tufa nuk po thote "lufta kunder komunizmit", se po te ishte ashtu do ndalonin Partite Komuniste. Ai po thote tjeter gje: dekomunistizimi i shoqerise. Qe do te thote qe ata qe kane qene pjese e Sigurimit te Shtetit, te mos kene me poste ne administrate. Pastaj, ti po deshe te jesh komunist edhe tani 20 vjet pas diktatures, behu, s'te ndalon njeri.

Bravo Nandi, si puna e Artan

Bravo Nandi, si puna e Artan Hoxhes. President s'u be dot, por ne televizione perseri na ngeli. Te dalet ne televizione te mbrosh Saliun edhe kur vret dhe vjedh vota post publik quhet? Nuk besoj se eshte post publik, por njeri publik eshte. Te kete valle ndonje mendim vete TUFA per kete rast te vockel?

Agron Tufen nuk e cyt meraku

Agron Tufen nuk e cyt meraku per te perndjekurit politik te sistemit te kaluar dhe as dekomunizimi i shoqerise. Per kete ka dhene prova. Prove eshte edhe fakti qe ky pseudo i persekutuar, qe ka kapur ate vend me mashtrime, nuk ka bza per gjate qeverisjes se Sales per keto qe bzan tash.

Kjo qe kerkon Z.Tufa duhet te

Kjo qe kerkon Z.Tufa duhet te ishte bere me kohe, ashtu siç e bene edhe vende te tjera. Fakti qe nuk eshte bere deri tani, apo pse nuk e beri Sali Berisha, apo meqe vete z.Tufa eshte i tilli apo i ketilli etj. gjera qe thone disa komentues ketu, kurre nuk mund te sherbeje si argument qe procesi nuk duhet kryer, perkundrazi vetem tregon qe jemi vone edhe me kete si me shume gjera te tjera......Ka me shume se njezet vjet qe gjithe shoqeria shqiptare eshte e penalizuar ne menyra nga me te ndryshmet, midis te tjerave edhe pse, DEKOMUNISTIZIMI nuk eshte kryer ende....Ata qe i sherbyen me zell regjimit te qoftelargut, duke spiunuar deri miqte dhe pjestaret e familjes duhet te njihen publlikisht nga te gjithe, dhe sidomos te mos mbajne poste te larta ne administraten publike, apo partite politike...

Add new comment