"Skenari" i R.Publica-s, ja që Asadi pranoi të dorëzojë armët kimike. Po tani ç’do bëjë Obama?

Një hipotezë e ngritur nga Respublica pak orë më parë lidhur me krizën siriane, po merr disa përgjigje “jashtë skenari” që duket se po ja vështirësojnë hapësirën e veprimit presidentit amerikan Barak Obama. Pikëpyetja jonë ishte nëse Siria bie dakord me ultimatumin e SHBA-së për dorëzimin e stoqeve me armë kimike si kusht për të mos u sulmuar ushtarakisht. Në fakt, regjimi sirian ra dakord shumë shpejt për këtë kërkesë. Madje në vazhdim, ministri i Jashtëm sirian Ualid Moalem ra dakord me detajet e propozuara nga homologu rus Lavrov, që veç dorëzimit të armëve kimike tek ndërkombëtarët, këto rezerva të shkatërrohen shumë shpejt. Në këto rrethana, do të stononte shumë këmbëngulja amerikane për sulm, ndërkohë që edhe një mbështetës republikan i presidentit Obama, kreu i komitetit të Senatit për sigurinë kombëtare, Majk Roxhers, pranon se sjellja e administratës Obama ndaj çështjes siriane, ka qenë foshnjore.
Apo Bashar al Asad nuk është dhe kaq i parrahur me diplomacinë? Gjithsesi, thirrja e fundit për amerikanët vjen nga rebelët sirianë, që kërkojnë të kryhet sulmi dhe të mos bien në kurthet e makinacionet e Asadit.
a.k
Comments
hahhahah, kjo ishte e forte

hahhahah, kjo ishte e forte fare...

Autori me sa duket simpatizon

Autori me sa duket simpatizon Asadin, kur kerkon me mikroskop to gjeje gabimet e Obames.

E ku eshte hipteza juaj? Keto

E ku eshte hipteza juaj? Keto a.k-te tuaja duken sikur ato ''hip(n)otezat e AK-se se faqezinjve.

Titi Ja fut kot. Bravo

Titi

Ja fut kot. Bravo ResPublika. Me te drejte e justifikoj nje ndjenje ngazellimi thjesht si parashikues te situates. E lexova parashikimin tuaj te meparshem, ndaj "u kapa" dhe me Titin.

Add new comment