“Kundër-Reforma”, libri i ri ese i Henri Çilit, një nga përpjekjet e para serioze për të analizuar humbjen e thellë të PD-së

Postuar në 10 Shtator, 2013 09:25

Zbardhet enigma e mungesës së Henri Çilit si opinionist në ekranet e TV-ve pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndriçohet gjithashtu paragjykimi se ai nuk ka çfarë të thotë më për forcën politike që mbronte, pasi ajo humbi. Ai gjatë kësaj kohe ka qenë po aq aktiv dhe produktiv, sa ka dhënë një libër të tërë ese me titull “KUNDER-REFORMA dhe një SHPJEGIM (SUBJEKTIV) për 23 Qershorin”, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Libri që u promovua sot me autor Henri Çilin është, siç thotë vetë autori, një refleksion i gjatë për të qenë shkrim dhe i shkurtër për të qenë ese, por është fiks aq sa duhet për të shpjeguar arsyet e humbjes të së djathtës.

Në një pjesët e librit ai flet për analistët politikë, për paragjykimin dhe anatemimin e tyre dhe për raportet që ata kishin me politikanët dhe kauzën që mbronin. “Brenda metaforës së 23 qershorit u krijua keqkuptimi, që bashkë me Berishën u mundën dhe analistët, u mundëm ne etj., etj., dhe ky është një nga keqkuptimet më të mëdha të shoqërisë. Beteja e fitores dhe humbjes është për politikanët, beteja e ideve, beteja e koncepteve, e idealeve, është diçka e pambarimtë; ajo nuk ka fitues dhe humbës përfundimtarë, ajo ka prirje ose tendenca. Personalisht, ndihem krenar për bartjen e këtyre ideve apo aplikimin e këtyre ideve, por dhe për mbështetjen e tyre kudo ku ato ishin ose shfaqeshin: te Sali Berisha apo te forcat e djathta a politikanë të caktuar të forcave të djathta, dhe kështu me radhë. Edhe pse, personalisht, kam mbetur gjithmonë i pakënaqur, gjithmonë i paplotësuar në këtë konkretizim të ideve dhe koncepteve që i bart filozofikisht apo si mendim”, shkrun ndër të tjera autori

Duhet shtuar se libri i Çilit është nga përpjekjet e para serioze për të analizuar humbjen e thellë të PD-së dhe atë rezultat të papritur dhe spektakolar që mori PS-ja.

Zh.

Comments

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Ah, qe u martua Zhaku e vajti ne Alemanje, pa do te kishte shkruar ajo nje liber goxha me te mire sesa kete te Henriut, i cili vuan nga sindroma e Xha Tomit.

Submitted by Albi (not verified) on

Rezultatin spektakolar e morri LSI-ja, PS ka aq sa kishte ne 2009.

Submitted by voica (not verified) on

Analizuar apo justifikuar humbjen.

Ik o Cili se e ke koeficientin e besueshmerise  -10. Ti, me gjithe Artan Hoxhen, ate sofistin tjeter, me te zgjuarin e te zgjuarve qe qarkullojne ne kete vend, qe e ka -11 koeficentin.

Po nuk me duhen fare ato c'ke shkruar o Naim. Me mjaftojne ato 2 ditet e pas 21 Janarit. Jam krye i ngopur. Pa le, pa le, po na analizon edhe fenomin me te ri psiko-sociologjik qe ka kapur kete popull te trashe:"bashke me Saliun u munden dhe analistet".... Nje njeri i zgjuar, por i lig tek Zoti, nuk i hyn kujt ne pune vec vetes se vet.

Submitted by Anonim (not verified) on

po ku je e derebardhe   QILI  ku ke hupur gjithe kete kohe.na thave syrin. a po harrova ke filluar te shkruash libra.nga gazetar u bere edhe shkrimtar.po ecen mire ne jete bravo mund te behesh edhe muzikant ose kengetar ti.me qenese te vjen doresh bej nje kende per  idhullin tend SALI.teksti   HENRI QILI  muzika HENRI QILI   kendo vete autori  HENRI QILI.

Submitted by Anim (not verified) on

Muci mesa duket ka hequr dore nga publikimi tek Blogu i tij i shkrimeve te tij, nderkohe qe e mban kete glob me shkrimet e te tjereve - nuk di nese ka marre te drejte qe ti botoje apo citoje te tilla shkrime.

Megjithate....

Edhe pse s'ka te bej me ato qe thote MArku ketu me siper ndoshta ja vlen qe te merremi me Mucin dhe rrolin e analisteve te tille ne mediat tona.

P.sh - te ben pershtypje qe sot tek gazeta e Cilit  (te Bishes) eshte botuar si lajm i pare nje parathenie qe Muci ka bere per nje pacavure liber qe ka shkruar Cili i Berishes. Besoj se edhe Muci duhet te jete cuditur dhe "turperuar"me kete lloj reklame te felliqur qe Cili po i ben jo vetem librit te tij (pacavure) por me teper mbeshtetjes/ "endorsement" qe te tjeret (Muci)  i ben ketij libri (qofte edhe duke u perpjekur te jete Fair dhe Jo-Bias ndaj tij).

Muci duhet ta dije se eshte e turpshme te mbeshtetesh mediokritetin dhe pehlivanlleqet quasi-intelektuale ne Shqiperine tone - ca me keq kur kjo behet per aresye "pragmatiste".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.