Janullatos shkruan në GSH: E vërteta e konfliktit të Përmetit dhe akuzat ndaj meje

Postuar në 09 Shtator, 2013 05:11

Gazeta Shqiptare sot është hapur me një shkrim nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos. Kreu i KOASH-it fokusohet mbi të vërtetën e kishës për përplasjet në Përmet, dhe me këtë rast i kundërpërgjigjet edhe deklaratës së historianit Kristo Frashëri, që shkruan se trualli për të cilin debatohet i përket shtëpisë së Kulturës dhe jo kishës së Shën Mërisë. Hirësia e tij trajton disa moment në shkrim.

Së pari, “nuk ekziston dilemë midis kishës dhe shtëpisë së kulturës. Që të dyja mund ta pasurojnë Përmetin nga ana shpirtërore. E kemi qartësuar në mënyrë të përsëritur se kisha është e predispozuar të kontribuojë ekonomikisht në ngritjen e shtëpisë kulturore të Përmetit, natyrisht me emrin Naim Frashëri. Por për Kishën Ortodokse, kishat, në të cilat kryhej liturgjia hyjnore për shekuj të tërë, janë vende të shenjta. Dhe në këtë pikë mbështes ankesat dhe protestat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj shtetit shqiptar”.

Së dyti, ai paraqet të dhëna dhe thotë se ka dokumentacioni e nevojshëm që tregon se nuk është e vërtetë se kisha ka në zotërim vetëm një hapësirë prej 25 m2. “Madje kishës i përket jo vetëm pjesa ku u bë shtëpia e kulturës, por i gjithë territori përreth, sot lulishte, me një sipërfaqe prej 6186 m2, e gjitha e dokumentuar… Por, kryesorja në këtë çështje nuk është madhësia, por shenjtëria e kishës në fjalë, e cila i takon trashëgimisë kulturore të Shqipërisë nga shekulli i 17-të”.

Së treti, mbi akuzën se mbron interest greke, Janullatos thotë: “Qarqet ekstremiste nacionaliste të Greqisë, në mënyrë të përsëritur sulmojnë kryepeshkopin Anastas. Nga ana tjetër, qarqe nacionaliste ekstremiste të Shqipërisë e akuzojnë për veprime antishqiptare. Se çfarë është dikush në të vërtetë, këtë e tregojnë veprat dhe shkrimet e tij. (Zoti Kristo Frashëri) i izoluar në dhomën e tij të punës dhe librat e tij, nuk e di faktin se organizma ndërkombëtarë, siç është  Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca e Kishave Evropiane apo Konferenca Ndërfetare e Feve për Paqen, janë shumë të vëmendshëm dhe nuk zgjedhin kurrë zëvendës-presidentë, presidentë, presidentë nderi, njerëz për të cilët ekziston edhe dyshimi më i vogël se kanë mentalitete nacionaliste ekstreme. Ashtu si zoti Frashëri nuk e pa flakjen e ungjillit dhe të enëve të shenjta si mbeturina në makinën e plehrave të Përmetit, po kështu nuk i ka parë kishat e reja madhështore në Korçë, Fier, Berat, Durrës, Sarandë, Gjirokastër; gjithsej janë ndërtuar mbi 150 të tilla; mbi 160 kisha të vjetra që janë rindërtuar, 60 monumente kombëtare kulturore të restauruara. Apo e konsideron “sjellje dhe veprimtari antishqiptare” p.sh. ngritjen e qendrës moderne diagnostike “Ungjillizimi” në Tiranë, ku në 12 vitet e fundit u ka shërbyer 1.400.000 personave, pavarësisht përkatësisë fetare”, etj.

Dhe një kunj në fund: “Në Përmet ekziston nga viti 2010 një Qendër Kulturore Multifunksionale moderne dhe gjatë gjithë këtyre javëve  ekzistenca e saj u fsheh nga të gjitha palët dhe u përsërit akuza e gënjeshtërt se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, nuk do që të ketë qendër kulturore në Përmet. Kësaj qendre nuk u kujtua njeri ta emërtojë me emrin e Naim Frashërit”.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Gazeta RESPUBLICA fshine komentet, sepse ka frike nga e verteta. Edhe kjo gazete na doli p.m.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Nuk eshte hera e pare qe ndodh, sidomos lidhje me kete teme.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

po cfare komentesh o tedesco , ato komentet e tua prej te fandaksuri marrin uje nga te kater anet...

Mikanoki, ai janullatoqisi yt t'i fshije kepucet Kristo Frasherit me mjeker e ta kete per nder.  Po ju shisni gjithe Shqiperine per nje cope prifti grek ...

Submitted by Stefan H (not verified) on

Me se fundi fillon te shfaqet nje fare objektiviteti nga nje pjese e shtypit shqiptar kur te pakten botohen artikuj te perfaqesuesve te kishes qe ne shumicen e rasteve refuzohen.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk asht e vertete kjo gja qe thue ti edhe per gazeten RESPUBLICA, sepse RESPUBLIKA ka fshi dy komente qe analizojne objektivisht, jasht ekstremizmave, padrejtesine qe i bahet Kishes Ortodokse Shqiptare nga ana e islamitve me pushtet.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Eh, nuk e arrin dot Kristoja Kryepeshkopin. Tjeter standard!

Submitted by Edi (not verified) on

Po, sidomos ai gjuhësor. «Te dasur velezer. Jam sume i gkezouar ktu mes juu dhe λοιπόν, προσοχή, kisja e Premetit, eh... Ύπαγε οπίσω μου, Κρίστο» etj., etj.

Kështu flasin shqip njerëzit e shenjtë.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Kur flet 7-8 gjuhe te huaja, ne moshen 84 vjecare dhe ndodh o Edi :). Por ti shkruan vetem per formen, une i refereohem standartit te argumentit. Dhe e perseris: tjeter standart. Profesor Kristo eshte nje historian dhe memedhetar, nje nga figurat e ndritura te kombit. Po ne shkrimin te cilit i eshte pergjigjur Kryepeshkopi, i ka braktisur te dyja keto role dhe ka shkruajtur si nacionalist. Per rrjedhoje, argumentat nuk i ka te forcuar me arsye por me sentiment, cka e ule objektivitetin dhe besueshmerine e shkrimit. Thene kjo, une jam shume i vogel per te gjykuar Profesor Kriston.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Po kalojme ne tjeter teme nga ajo e komentit tim po hajt mo. Eshte e vertete qe ceremonia e shugurimit eshte kontestuar nga nje pjese e njerezve te pranishem. Une nuk e njoh proceduren ne detaj por nuk e kam problem te pranoj qe nqs ka pasur shkelje apo shmangie te kanonit, duhet te merreshin masa qofte dhe deri ne anullimin e procedures (besoj nga Patriarkana). Kjo nuk ndodhi prandaj mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te analizoj kontekstin. Shqiperia ne ate kohe ishte nje vend i sapodale nga komunizmi (lexo ateizmi) ku feja konsiderohej opium per popullin, me ndjenja te ringjallura anti-greke, te justifikuar ne njefare mase nga politikat e ndjekura nga kjo e fundit. Te gjithe keta faktore a nuk e rrisin ne maksimum probabilitetin per te kontestuar zgjedhjen e nje primati grek ne krye te Kishes Shqiptare? Kontestimi me duket krejt normal ne kete situate. Shohim dhe nje aspekt tjeter. Pyesim: ne nje Shqiperi ku feja dhe institucionet e saj kishin 20 e kusur vjet qe nuk ezistonin, sa kapacitete do gjendeshin per te prodhuar nje primat shqiptar te afte per te ringritur, theksoj ringritur, kishen? Kreu i kishes nuk eshte nje besimtar i thjeshte, ai jo vetem qe duhet te zoteroje doktrinen kishtare qe fitohet nepermjet arsimit specifik, por duhet te kete nje botekuptim humanist te krishtere qe kombinon dijen me vlerat e krishtera, si dhe aftesi drejtuese dhe menaxhuese (kisha zoteron prona dhe pasuri te shumta dhe mjafton te shohesh si eshte administruar shteti shqiptar gjate periudhes se tranzicionit per te qene skeptik per fatin e kishes ne rast se ne krye te saj do te vihej nje shqiptar: ketu nuk fus fare keqdashjen si element por mbetem ne nivelin e aftesive). Ku do gjendej ky individ ne Shqiperine e asokohe, mund te me thote njeri? Me kujtohet nje shkrim i Zhejit fill mbas ngjarjes se Permetit, ku permendte nje prift i cili deri ne fillim te viteve 90 kishte qene polic i regjimit. Pa e paragjykuar kete njeri, nuk mund te mendosh qe kjo prerje te vihej ne krye te nje kishe te tere. Per te mos folur pastaj per lidhjet qe Kreu i Kishes duhet te kete me kishat e vendeve te tjera, komunitete te caktuara nderkombetare qe kane kontribuar gjate ketyre viteve shuma te konsiderueshme per ringritjen e kishes shqiptare. Me thjesht a paten ortodokset shqiptare nje zgjedhje ne momentin e fronezimit, midis Anastasit dhe nje kandidati shqiptar me te njejtat cilesi? Kam frike se jo. Akoma me thjesht: ata qe protestuan dhe kontestuan ne ceremonine ne video a propozuan te pakten ndonje alternative tjeter? Per info ne vende te tjera jane formuar kisha paralele me mbeshtetjen e besimtareve (mund te duket cudi po eshte rasti i Maqedonise, i Ukraines dhe i disa kishave te tjera ne vendet e ish BRSS). Sepse te kritikosh pa propozuar alternative nuk ben sens kur flitet per zhvillim. Dhe Kryepeshkopi, pavaresisht se grek e ka vene vulen e zhvillimit tek kisha ortodokse, qofte duke iu pergjigjur nevojave shpirterore te grigjes qofte atyre materiale pertej komunitetit ortodoks.

Submitted by Edi (not verified) on

Mua më bëri përshtypje një fakt, që ti je aq inteligjent sa ta kuptosh që Janullatosi ka vështirësi me shqipen pasi "flet 7-8 gjuhë të huaja, por në moshën 84 vjeçare edhe ndodh"! Por nuk je i aftë për të kuptuar sesi ky "84-vjeçar" paksa i pamundur, po njeri i shenjtë ama, fut hundët në punët e gjykatave, apo edhe ndodh nga 'i çikë?
Krishti ka thënë që kush kap shpatën do bjerë nga shpata, ai që përdor dhunën nga dhuna ka për ta pësuar. Dhe se mbretëria ime nuk është e kësaj bote, nuk është te sendet, por është frymore. E si mund të ushtrojnë dhunë priftërinjtë, dhe më pas me po atë gojë të predikojnë në trotuar ungjillin e paqes, që thotë "ta doni tjetrin si veten", "të mos i bëni tjetrit atë që nuk do donit t'ua bënin ju" dhe "nëse dikush të godet në njërën faqe, kthe dhe faqen tjetër"? Unë e di shumë mirë se aty më parë ka pasur kishë, se trualli përreth ka qenë i kishës, dhe se kisha ka të drejtë morale për atë truall. Por tani është pallat kulture, i përket të gjithë banorëve të Përmetit. Të paktën duhet t'u përkasë si qendër kulture.
Dëgjo, unë të këshilloj të lexosh për Shën Markun e Efesit. Fryma e kishës orthodhokse është fryma e Markut. Ishte i vetmi njeri që dënoi si heretike dhe skizmatike Kishën e Romës, nga gjithë peshkopët lindorë të pranishëm në Koncilin e Firences. Edhe Koncili i Firences ishte... po të përdor fjalët e tua... jo çështje konteksti, jo duhet bërë bashkimi i kishave, jo kështu ishin rrethanat etj., etj. Dhe Marku tha: Edhe çfarë pastaj se gjithë të tjerët janë dakord? Nuk firmos, sepse po shkelni mbi kredon (ose pistevonë, nëse të pëlqen). Po shkelni mbi kanunet.

Submitted by Po,Po (not verified) on

Duke i ditur problemet e mprehta qe kane ekzistuar prej kohesh midis Kishes Ortodokse Greke dhe Kishes Ortodokse Shqiptare dhe alergjine qe kane mbare shqiptaret per gjurmet e hidhura qe ka lene Kisha Greke ne Shqiperi,mendoj se kurrsesi nuk duhej pranuar te vihej ne krye nje klerik grek.Ne mungese te nje  kleriku te arsimuar e te afte shqiptar,mund te vihej qofte dhe nje indian,apo kines,por ne asnje menyre   GREK .Fakti qe pati kundershtime qysh ne ceremonine fillestare te zgjedhjes se kreut,ishte mjaftueshem per te kuptuar se si do te rridhnin ngjarjet.Koha po tregon se "plaget",jo vetem nuk do te mbyllen,por do te acarohen shume me teper, e  mund te kthehen ne probleme serioze ne marredheniet mes dy vendeve.Me problemin e ngritur artificialisht te Kishes se Permetit, autoritetet greke,si ato kishtare,apo ultra nacionaliste,bile dhe ato qeveritare e shteterore dualen fare hapur,ne nderyrjen e tyre flagarante ne punet e brendeshme te nje vendi sovran.Ky eshte vetem fillimi i marrezive greke,qe i jane ruajtur aq shume shqiptaret.....................!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Tashti qe kryetari i ishopozites Edi Rama, sot i magjorances, shkoi ne Stamboll dhe e piu sherbetin e turkut islamik Rexhep Taip Erdogan,  tashtiedhe te gjitha levat e Edi Rames do te perfshihen ne korin antikristjano-ortroks shqiptar si para-ardhesi i tij islamiku Sali efendì Berisha. Kush don te hiqet si atdhetar sot duhet te shajne me te qena o te paqena kryetarin e Kishes Shqiptare Kryepeshkopin Prof.Dr. Anastas (Yanullatos).

Maskaralleku nuk mjafton me kaq, por heshtet per te gjitha menxyrat antishqiptare islam-ekstremiste te hoxhallarve shqiptar dhe kosovar. Por kesaj politike turko-servile do te ia shohin "hejrin" mjerisht populli shqiptar.

Por e keqja ma e madhe per popullin shqiptar nga kjo prishje ekulibri politik ne Ballkan do te jete se kojshite ballkanike do te perfitojne ne dam te vete shqiptarve.

Konkluzion: Shqiptart jane te qeverisun, ashtu si gjate pushtimit turk-osman, nga trathtar te interesave te popullit shqiptar, te cilet per interesa dhe perfitime personalo-klanore shesin interesat e popullit te shume vuejtun shekullarisht shqiptar. Kete e kan pas ba gjyshat dhe stergjyshat renegat te tyne dhe tash e bajne te njajten gja nipat e tyne.

Submitted by Meco kapterri (not verified) on

REspublica:

Komentuesi Paul Tedeschini ne shkrimet e tij nxit percarjen dhe urrejtjen fetare ne vendin tone.

Minimumi eshte qe te censurohet, ju jeni te detyruar me ligj te mos beheni perhapes te nxitjes se urrejtjes fetare.

Paul tedeschini duhet te denoncohet ne prokurori ma akuzen e nxitjes se urrejtjes fetare nepermjet medias.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne qofte se ti Meço Kapterri (se te shkoka emni tama Kapterr) si urrejtje fetare nenkupton urrejtjen ndaj pushtuesit turk-osman, jam gadi te pergjigjem kudo. Kjo asht detyre e çdo shqiptar-dashesit.

Submitted by Meco kapterri (not verified) on

Tedeschin,

a nuk te duket se je ca si shume i vonuar per kete urrejtjen  tende ndaj pushtuesve turk -osmane.? ka 100 vjet qe shqiperia eshte e lire nga osmanet, apo nuk e di akoma ti?

Se dyti, myslymanet ne shqiperi kane te drejten e tyre te besojn ne zotin e tyre ashtu si dhe ti ne tendin, por ata jane shqiptare , nuk jane te huaj si greku Janullatos qe i ka vene kazmen kishes shqiptare te Fan Nolit. Kurse ti mbron pikerisht Janullatosin gjoja ne emer te vellazerise se krishtere. Hipokrit !

Ti nuk je i krishtere sipas mesimeve paqesore te Krishtit. Ti je terrorrist me dashje apo se je thartuar nga trute. Zgjidh e merr.

Hiq dore nga percarja dhe urrejtja, leri kishen e xhamine menjane, feja e shqiptarit eshte Shqiperia.

Dhe e fundit : mendon ti se meriton te merret me hajvanlleqet e tua ndonje grade me e larte se kapterri? Edhe kaq e ke shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.